Duke ngarkuar...

Inxhinier Mekatronik

EME ASHENSOR GROUP

/job-details/3552

Durrës, Durres
full_time
Publikuar 222 dite me pare
Kjo shpallje nuk pranon më aplikime. Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL. Shiko punët aktive.
**Përshkrimi i punës:**

1.     Mbikëqyrja dhe asistimi në instalimin e ashensorëve/shkallëve elektrike sipas standardeve teknike dhe të sigurisë.

2.     Kryerja e diagnostikimit të defekteve elektrike, mekanike dhe elektronike.

3.     Mirëmbajtja parandaluese dhe korrigjuese e ashensorëve.

4.     Hartimi dhe zbatimi i procedurave teknike për përmirësimin e performancës së sistemeve.

5.     Bashkëpunimi me ekipin e inxhinierëve dhe teknikëve për zgjidhjen e problemeve teknike.

6.     Përgatitja e raporteve teknike dhe dokumentacionit përkatës.

7.     Respektimi i standardeve të sigurisë dhe rregulloreve në fuqi.

**Kualifikimet e kërkuara:**

·        Diplomë universitare në Mekatronikë, Inxhinieri Elektrike, Mekanike ose fusha të ngjashme.

·        Përvojë pune minimalisht 5 vjeçare në fushën e instalimit, automatizimit ose mirëmbajtjes së pajisjeve elektromekanike (përvoja në sektorin e ashensorëve është avantazh).

·        Njohuri të mira në elektronikë, mekanikë, dhe sisteme automatizimi.

·        Aftësi për diagnostikim të shpejtë dhe zgjidhje të problemeve teknike.

·        Njohuri të programeve teknike dhe softuerëve të kontrollit (avantazh).

·        Aftësi pune në grup, përgjegjësi dhe komunikim i mirë.

·        Njohja e gjuhës angleze është e preferueshme.

**VENDODHJA:**

Puna zhvillohet në terren në të gjithë Shqiperinë (kryesisht Tiranë dhe Durrës) si dhe në Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.

 

**PAGA**

·        Paga e kënaqshme dhe kushte të mira pune.

·        Mundësi rritje në karrierë në bazë të eksperiencës së fituar.

·        Ofrimi i trajnimeve dhe kualifikimeve.

Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL.

Shpallje të tjera aktive