Asistente Ligjore pranë CEO-s
**Vendndodhja:**
Tiranë, Shqipëri
**Industria:**
Retail
**Raporton te:**
CEO (Drejtori Ekzekutiv)
Përmbledhje e pozicionit
Një kompani e konsoliduar në industrinë retail në Shqipëri kërkon të punësojë një
**Asistente Ligjore pranë CEO-s**
, e cila do të ofrojë mbështetje ligjore dhe administrative në çështjet e përditshme të kompanisë, me fokus të veçantë në kontrollin dhe administrimin e kontratave, përgatitjen e dokumentacionit ligjor dhe koordinimin e njoftimeve zyrtare të CEO-s.
Kandidatja ideale duhet të jetë e organizuar, e kujdesshme ndaj detajeve, me aftësi të mira analitike dhe komunikimi, si dhe me integritet të lartë profesional dhe ruajtje të konfidencialitetit.
Përgjegjësitë kryesore
- Kontrolli dhe shqyrtimi paraprak i kontratave të kompanisë, përfshirë kontratat me furnitorë, qiradhënës, partnerë dhe palë të treta.
- Identifikimi i pasaktësive, mospërputhjeve dhe pikave që kërkojnë vëmendje ligjore në kontrata dhe dokumente zyrtare.
- Përgatitja, përditësimi dhe administrimi i dokumentacionit ligjor dhe kontraktual.
- Ndjekja e afateve të kontratave, rinovimeve, përfundimeve dhe detyrimeve kontraktuale.
- Përgatitja dhe koordinimi i njoftimeve zyrtare të CEO-s, shkresave, komunikimeve dhe dokumenteve drejtuar palëve të treta.
- Organizimi i takimeve dhe koordinimi i komunikimit ndërmjet CEO-s, departamenteve të brendshme dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm.
- Bashkëpunimi me juristët ose zyrën ligjore të jashtme për çështje që kërkojnë vlerësim apo asistencë të specializuar.
- Mbajtja dhe përditësimi i arkivës ligjore, duke garantuar ruajtjen e dokumenteve dhe aksesin e kontrolluar në to.
- Monitorimi i dokumentacionit të nevojshëm për aktivitetin e kompanisë dhe mbështetja në përputhshmërinë me legjislacionin shqiptar në fuqi.
- Trajtimi me diskrecion i informacionit konfidencial dhe i dokumenteve që lidhen me vendimmarrjen e CEO-s.
Kërkesat për pozicionin
- Diplomë universitare në Drejtësi.
- Përvojë e mëparshme në asistencë ligjore, administrim kontratash ose në një pozicion të ngjashëm përbën avantazh.
- Njohuri të mira të legjislacionit shqiptar dhe të praktikave bazë kontraktuale.
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe organizuar dokumente ligjore me kujdes dhe saktësi.
- Aftësi shumë të mira organizative, komunikimi dhe menaxhimi të prioriteteve.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Word dhe Excel.
- Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin dhe për të trajtuar informacion sensitiv me përgjegjësi.
- Njohja e gjuhës angleze ne nivel profesional
Kompetencat personale
- Integritet dhe etikë profesionale.
- Vëmendje ndaj detajeve dhe saktësi në punë.
- Diskrecion dhe besueshmëri.
- Proaktivitet dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.
- Komunikim profesional dhe aftësi për të bashkëpunuar me nivelet drejtuese të kompanisë.
- Fleksibilitet dhe aftësi për të përballuar disa detyra njëkohësisht.
Çfarë ofrohet?
- Mundësi për të punuar në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me CEO-n e kompanisë.
- Mjedis profesional dhe dinamik në industrinë retail.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe zgjerim të njohurive në fushën ligjore dhe të biznesit.
- Paketë financiare konkurruese, në varësi të eksperiencës dhe kualifikimeve