Duke ngarkuar...

Kërkohet Menaxher/e në Departamentin e Sigurisë Fizike, Logjistikës dhe Mirëmbajtjes, Divizioni i Shërbimeve Mbështetëse.

IdentiTek Sh.a

/job-details/1250

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 278 dite me pare
Kjo shpallje nuk pranon më aplikime. Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL. Shiko punët aktive.
IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.

Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet 
**Menaxher/e në Departamentin e Sigurisë Fizike, Logjistikës dhe Mirëmbajtjes, Divizioni i Shërbimeve Mbështetëse.**

**KËRKESA**

- Të ketë përfunduar arsimin e lartë, preferohet Inxhinieri Elektronike-Elektike;
- Të ketë eksperiencë punë mbi 3 (tre) vjet në punë ngjashme;
- Të ketë njohuri shume te mira për programet bazë të kompjuterit, Microsoft Office,
- Të ketë përvojë në zbatimin e politikave, procedurave dhe protokolleve të sigurisë;
- Aftësi në përdorimin e sistemeve të sigurisë si: Sistemi i Monitorimit (BMS), Sistemi i Kamerave (CCTV), Sistemi i kontrollit të hyrjes;
- Aftësi të forta organizative, aftësia për të qenë fleksibël dhe për të punuar mirë nën presion në një mjedis ekipor me ritme të shpejta;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.

**PËRGJEGJËSI**

1. Të raportojë menjëherë çdo incident që lidhet me Standardet e sigurise tek Drejtori/ja i Divizionit të Shërbimeve Mbështetëse
2. Të njohë dhe të zbatojë të gjitha kërkesat lidhur me Sigurinë si dhe praktikat e vendosura për aktivitete të veçanta të punës;
3. Të raportojë në çdo situatë që nuk është në përputhje me Standardet dhe praktikat e vendosura;
4. Të përdorë mjetet dhe pajisjet për qëllimin që ato janë krijuar dhe të ketë trajnimin e duhur si dhe autorizimin për të përdorur mjetet dhe pajisjet;
5. Zhvillon politikat dhe procedurat e sigurisë me qëllim ruajtjen e standardeve të sigurisë si në aspekt të personelit, ashtu dhe për asetet e luajtshme dhe të paluajtshme të shoqërisë;
6. Në bashkëpunim me eprorin direkt përcakton prioritetet e departamentit dhe ndjek zbatimin e tyre;
7. Administron matricen e aksesit të punonjësve dhe aksesit te kontraktorëve në zyrën qëndrore të shoqërisë në funksion te kufizimeve të miratuara;
8. Bashkëpunon me departamentin mbi hartimin e listeprezencës në punë, mbi planifikimin e lejeve vjetore dhe planifikimin ose miratimin e orëve jashtë orarit për punonjësit e departamentit;
9. Bashkëunon me punonjësit e departamentit mbi hartimin e nevojave dhe specifikimeve teknike për mallra, punë ose shërbime të ndryshme;
10. Në bashkëpunim më Sektorin e Sistemeve dhe Infrastrukturës se IT-së organizon procesin e dërgimit të “
*back-up tape*
” në vendndodhjen e percaktuar;
11. Bashkëpunon brenda dhe jasht departamentit lidhur më hartimin dhe përmirësimin e procedurave të ndryshme të punës;
12. Planifikon dhe harton nevojat e departamentit në funksion të miratimit të buxhetit të shoqërisë;
13. Organizon takime, trajnime me punonjësit e shoqërisë me qëllim ndërgjegjësimin e tyre lidhur me zbatimin e rregullave të sigurisë;
14. Verifikon periodikisht zbatimin e planeve të masave emergjente dhe raporton mbi gjetjet përkatese;
15. Rekomandon ndryshime ose përmirësime në sistemin e regjistrimit të softuerëve për aktivitetet e rojeve të sigurisë;
16. Në bashkëpunim me eproret direkt harton politikat, protokollet dhe procedurat e sigurisë;
17. Planifikon dhe koordinon veprimtarinë e sigurisë për lidhur me aktivitete specifike;
18. Zbaton ndryshimet në sistemet e sigurisë bazuar në procedurat përkatëse;
19. Gjatë kryerjes së detyrës zbaton politikat e brendshme të shoqërisë të përcaktuara në akte të ndryshme të miratuara;

Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës, elektronikisht në email-in: hr@identitek.al ose shkresërisht në adresën: “Identitek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.

Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 16.01.2026.

Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL.

Shpallje të tjera aktive