Duke ngarkuar...

Brand Manager

Kalaja Talent Consulting

/job-details/8959

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 47 dite me pare
Kjo shpallje nuk pranon më aplikime. Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL. Shiko punët aktive.
Për një nga bashkëpunëtorët tanë në industrinë e pajisjeve profesionale të fitnesit, kërkojmë një
**Brand Manager**
për menaxhimin dhe zhvillimin e një marke ndërkombëtare lider në këtë sektor.

📍
**Vendndodhja:**
Tiranë

🕒
**Orari:**
E hënë – E shtunë

💰
**Paga:**
Duke filluar nga 150,000 ALL, e negociueshme sipas eksperiencës

**Përgjegjësitë kryesore:**

- Hartimi dhe zbatimi i strategjisë së zhvillimit të markës në tregun shqiptar.
- Menaxhimi dhe promovimi i portofolit të produkteve.
- Planifikimi i fushatave të marketingut dhe komunikimit online dhe offline.
- Analizimi i tregut, konkurrencës dhe tendencave të industrisë së fitnesit.
- Bashkëpunimi me ekipin e shitjeve për arritjen e objektivave tregtare.
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me palestra, hotele, studio fitnessi dhe klientë të tjerë B2B.
- Organizimi i eventeve, prezantimeve dhe aktiviteteve promocionale.
- Monitorimi i performancës së markës, shitjeve dhe buxhetit të marketingut.
- Koordinimi me partnerët ndërkombëtarë dhe respektimi i standardeve të markës.

**Kriteret e kërkuara:**

- Arsim i lartë në Marketing, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë në Brand Management, Marketing ose Business Development.
- Preferohet eksperiencë me produkte premium, pajisje fitnessi, industri sportive ose shitje B2B.
- Aftësi shumë të mira në zhvillimin e strategjive të marketingut dhe analizën e tregut.
- Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe prezantimi.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
- Orientim drejt rezultateve dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.

📩 Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në:

📧
**aviola.isufi@ktc.al**

📞
**069 409 3986**

🌐
**www.ktc.al**

Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL.

Shpallje të tjera aktive