Duke ngarkuar...

IT Support Specialist

Timak

/job-details/8775

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 48 dite me pare
Kjo shpallje nuk pranon më aplikime. Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL. Shiko punët aktive.
**Përshkrimi i Pozicionit**

TIMAK kërkon të punësojë një IT Support Specialist, i cili do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen dhe administrimin e infrastrukturës IT të kompanisë, mbështetjen teknike të stafit dhe menaxhimin e pajisjeve dhe postacioneve të punës.

Pozicioni kërkon një person praktik dhe të organizuar, me njohuri të mira teknike, i aftë të menaxhojë nevojat e përditshme IT, të kujdeset për sistemet dhe të dhënat e kompanisë dhe të propozojë zgjidhje praktike teknologjike sipas nevojave të biznesit.

**Përgjegjësitë Kryesore**

- Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e kompjuterëve, laptopëve, printerëve dhe pajisjeve të tjera IT.
- Përgatitja e postacioneve të punës për punonjësit e rinj, përfshirë pajisjet, programet, email-in dhe akseset e nevojshme.
- Mbështetje teknike për punonjësit për problematika hardware, software, rrjeti dhe sistemeve të kompanisë.
- Mirëmbajtja dhe monitorimi i serverëve dhe infrastrukturës IT të kompanisë.
- Administrimi dhe mirëmbajtja e rrjetit të brendshëm, Wi-Fi dhe pajisjeve përkatëse.
- Administrimi i përdoruesve dhe akseseve në sistemet dhe platformat e kompanisë.
- Mbështetje në proceset e backup-it dhe rikuperimit të të dhënave.
- Instalimi dhe përditësimi i sistemeve operative, programeve dhe aplikacioneve të përdorura nga kompania.
- Mbajtja dhe përditësimi i dokumentacionit IT, inventarit të pajisjeve, licencave dhe konfigurimeve.
- Menaxhimi i dorëzimit dhe kthimit të pajisjeve IT për punonjësit.
- Monitorimi i gjendjes së pajisjeve dhe identifikimi i nevojave për mirëmbajtje ose zëvendësim.
- Zbatimi i masave bazë të sigurisë IT, antivirusit, përditësimeve dhe mbrojtjes së të dhënave.
- Identifikimi i problematikave teknike dhe propozimi i zgjidhjeve praktike për përmirësimin e sistemeve dhe proceseve të punës.
- Kërkimi dhe rekomandimi i programeve, pajisjeve apo zgjidhjeve teknologjike që mund të përmirësojnë eficiencën e kompanisë.
- Koordinimi me furnitorët dhe ofruesit e jashtëm të shërbimeve IT kur është e nevojshme.
- Mbështetje teknike për sallat e mbledhjeve, video-konferencat dhe pajisjet audio/video.

**Kualifikimet**

- Diplomë në Teknologji Informacioni, Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Kompjuterike ose fusha të ngjashme.
- Preferohen 1–3 vite eksperiencë në IT Support, System Administration ose pozicione të ngjashme.
- Njohuri të mira të Windows dhe Microsoft 365.
- Njohuri praktike mbi hardware, software, networking dhe troubleshooting.
- Njohuri mbi serverët, databazat dhe menaxhimin e të dhënave.
- Njohuri bazë mbi backup, cyber security dhe menaxhimin e aksesit.
- Aftësi për të identifikuar problematika dhe për të propozuar zgjidhje praktike teknologjike.
- Aftësi të mira organizative dhe për zgjidhjen e problemeve.
- Njohja shumë e mirë e gjuhës angleze.

**Profili i Kandidatit**

Kandidati ideal është një person praktik, i përgjegjshëm dhe i orientuar drejt zgjidhjes së problemeve, i cili është në gjendje të kujdeset për funksionimin e përditshëm të IT-së së kompanisë dhe njëkohësisht të propozojë përmirësime dhe zgjidhje teknologjike sipas nevojave të TIMAK.

**Kushtet e Punës**

****

- Orari i punës: E hënë – E premte, 08:00 – 17:00
- 1 orë pushim gjatë ditës së punës
- Pozicioni është on-site, me prani fizike në ambientet e kompanisë

Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL.

Shpallje të tjera aktive