Duke ngarkuar...

Teknik Linje Prodhimi

ATRONIX

/job-details/7425

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 3 dite me pare
Kjo shpallje nuk pranon më aplikime. Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL. Shiko punët aktive.
**Detyrat dhe Përgjegjësitë**

·        Përgatit materialet dhe komponentët për furnizimin e linjës së makinerive SMT;

·        Identifikon, verifikon dhe merr në dorëzim komponentët sipas planit të prodhimit;

·        Operon, monitoron dhe mbështet proceset e prodhimit në linjën SMT, duke siguruar funksionimin e pandërprerë të saj;

·        Programon dhe konfiguron pajisjet e linjës në përputhje me specifikimet dhe kërkesat e produktit;

·        Kryen kontrolle të vazhdueshme gjatë procesit të prodhimit për të garantuar cilësinë e produktit;

·        Zbaton standardet e cilësisë, procedurat operative dhe udhëzimet e punës në çdo fazë të procesit;

·        Respekton rregullat e shëndetit dhe sigurisë në punë, si dhe politikat dhe rregulloret e kompanisë;

·        Raporton menjëherë çdo devijim, defekt ose problem teknik që mund të ndikojë në cilësinë ose vazhdimësinë e prodhimit;

·        Plotëson me saktësi dokumentacionin dhe formularët e kërkuar për proceset e prodhimit;

·        Ushtron vetëkontroll gjatë operimit të pajisjeve dhe siguron respektimin e parametrave të procesit;

·        Zbaton metodologjinë 5S dhe kontribuon në ruajtjen e një ambienti pune të pastër, të organizuar dhe të sigurt.

**Kualifikimet dhe Aftësitë**

·        
Diplomë e nivelit të mesem. Preferohet arsim i mesëm profesional në profile teknike (Elektronikë, Elektroteknikë, Mekanikë ose fusha të ngjashme);

·        
Minimumi 6 muaj eksperiencë në operimin e makinerive të prodhimit; eksperienca në linjat SMT/SMD përbën avantazh.

·        
Njohuri bazë mbi proceset e prodhimit dhe standardet e cilësisë;

·        
Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.

·        
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.

·        
Gatishmëri për të punuar me turne, sipas nevojave të prodhimit.

·        
Përgjegjshmëri, korrektësi dhe orientim drejt cilësisë dhe rezultateve.

·        

Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh

Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL.

Shpallje të tjera aktive