Duke ngarkuar...

Asistente e Drejtuesit të PMO

VEGA Energy

/job-details/4346

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 156 dite me pare
Kjo shpallje nuk pranon më aplikime. Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL. Shiko punët aktive.
Vega Energy është në kërkim të një Asistenteje për Head of PMO (Project Management Office), e cila do të mbështesë në koordinimin dhe ndjekjen e projekteve në sektorin e energjisë së rinovueshme.

Roli kërkon organizim të lartë, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi të mira komunikimi ndërdepartamental.

**Detyrat dhe përgjegjësitë:**

- Mbështet Head of PMO në menaxhimin dhe koordinimin e projekteve
- Ndjek progresin e projekteve dhe raporton në mënyrë periodike
- Koordinon komunikimin ndërmjet departamenteve (Engineering, Procurement, Site, etj.)
- Organizojnë takime, përgatit axhenda dhe mban procesverbalet
- Ndjek afatet e projekteve dhe siguron përmbushjen e tyre
- Administron dhe arkivon dokumentacionin e projekteve
- Përgatit raporte, prezantime dhe materiale për menaxhmentin
- Mbështet në monitorimin e kostove dhe burimeve
- Siguron ndjekjen e procedurave dhe standardeve të kompanisë

**Kualifikimet dhe kërkesat:**

- Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike ose fusha të ngjashme teknike
- Njohuri në programe inxhinierike (AutoCAD, PVcase, ose të ngjashme)
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (e detyrueshme)
- Eksperiencë në rol administrativ ose koordinimi (avantazh)
- Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi kohe
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi
- Njohuri shumë të mira në Microsoft Office (sidomos Excel dhe PowerPoint)
- Aftësi për të punuar në një ambient dinamik
- Të zotërojë leje drejtimi të vlefshme (Kategoria B)

Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën:
rekrutime@vegagroup.al me subjekt 
**“Asistente e Drejtuesit të PMO**
”, ose mund të klikoni në opsionin “Easy Apply” për ta dorëzuar aplikimin tuaj.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.

\*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL.

Shpallje të tjera aktive