Duke ngarkuar...

Information Technology Help Desk Technician

Techi

/job-details/6715

Durres
full_time
Publikuar 51 dite me pare
Techi po kërkon IT Helpdesk (Durrës)

Durrës | Pozicion i kombinuar: Terren + Zyrë

Techi është një kompani IT me mbi 8 vite eksperiencë, që ofron shërbime teknologjike për më shumë se 300 klientë aktivë në 8 shtete. Në kuadër të zgjerimit të ekipit, po kërkojmë një IT Helpdesk për t'u bashkuar me departamentin tonë të Support-it dhe për të kontribuar në ofrimin e shërbimeve teknike për klientët tanë.

Detyrat kryesore:

• Ofrimi i mbështetjes teknike për përdoruesit në distancë dhe në terren

• Diagnostikimi dhe zgjidhja e çështjeve bazë në Windows, rrjet dhe pajisje periferike

• Instalimi dhe konfigurimi i printerëve, skanerëve dhe pajisjeve të tjera IT

• Konfigurimi bazë i email-it dhe Outlook

• Mbështetje për terminale POS dhe sisteme të tjera biznesi

• Menaxhimi, dokumentimi dhe ndjekja e ticket-eve

• Eskalimi i çështjeve komplekse tek ekipet përkatëse

• Komunikimi me klientët dhe informimi i tyre mbi statusin e kërkesave

Kërkesat:

• Njohuri bazë të sistemeve operative Windows, Microsoft Office dhe rrjeteve kompjuterike

• Aftësi të mira diagnostikimi dhe zgjidhjeje problemesh

• Dëshirë për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht

• Patentë drejtimi e kategorisë B

• Gatishmëri për lëvizje tek klientët sipas nevojës

• Aftësi të mira komunikimi dhe orientim ndaj klientit

Eksperienca e mëparshme përbën avantazh, por nuk është e detyrueshme. Kandidatët e sapodiplomuar inkurajohen të aplikojnë.

Çfarë ofrojmë:

• Trajnim dhe zhvillim profesional të vazhdueshëm

• Punë në një ekip profesional dhe bashkëpunues

• Ekspozim ndaj teknologjive dhe projekteve të ndryshme

• Mundësi reale për zhvillim dhe avancim në karrierë

Dërgo CV-në tënde në: hr@techi.al

www.techi.al

#Techi #ITHelpdesk #ITSupport #Helpdesk #PunëDurrës #Durrës #TechJobs #Karrierë #ITJobs #PunëShqipëri