Duke ngarkuar...

Construction Engineer

Rekrutime Agikons

/job-details/3963

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 218 dite me pare
Kjo shpallje nuk pranon më aplikime. Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL. Shiko punët aktive.
AGIKONS Sh.p.k., një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë, në kuadër të zvillimit të saj fton individë të kualifikuar të bashkohen në departamentit Teknik në pozicionin:
**Inxhinier/e Ndërtimi ne zbatim**
.

Inxhinieri i Ndërtimit do të duhet të ofrojë suportin teknik gjatë të gjithë fazave të ndërtimit, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, për të ruajtur standardet dhe lehtesuar çertifikimin e punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit.

Detyrat:

- Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit të nevojshëm për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes;
- Shqyrton dhe interpreton vizatimet dhe specifikimet e projektit për të siguruar ekzekutimin teknik të punës;
- Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij;
- Kryen një numër të madh të detyrave inxhinierike në terren që përfshijnë monitorimin, vlerësimin teknik të punës në progres dhe zgjidhjen e çështjeve të konstruksionit në terren;
- Siguron që të gjitha punët brenda fushëveprimit të përgjegjësisë së tij, të instalohen në përputhje me standardet e cilësisë;
- Kryen testime dhe inspektime të herë pas hershme brënda procedurave të miratuara:
- Siguron që personeli i grupit të caktuar të angazhohet në praktika të sigurta pune në përputhje me procedurat e sigurisës specifike të vendit dhe standardet e industrisë;
- Monitoron oraret e ndërtimit dhe ndihmon në vlerësimin e progresit;
- Mirëmban një regjistër të përditshëm për regjistrimin e fazave të ndërtimit, si dhe të dhëna inxhinierike për raportet e projektit;
- Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj;
- Ofron zgjidhje për problemet e inxhinierisë teknike dhe koordinon zbatimin e zgjidhjeve;
- Raporton tek Kryeinxhinieri.

Kualifikimet:

- Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
- Të ketë eksperiencë të mëparshme pune minimalisht 3 vite;
- Të zotërojë mirë programin AUTOCAD, e si dhe të ketë njohuri të Paketës Office;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe manaxheriale;
- Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.

Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL.

Shpallje të tjera aktive