Përshkrimi
Hari Lena GROUP ka nje eksperiencë 30 vjeçare në distribuimin e artikujve te ndryshme ushqimore dhe industriale.Kompania eshte ne kerkim te stafit te ri dhe energjik.
Pozicioni: Specialist/e Finance
Qellimi i Pozicionit: Qëllimi i pozicionit të Specialistit Financiar është të sigurojë raportim financiar të saktë ,përmbushje të rregullave dhe menaxhim efikas të financave.
Disa nga Detyrat e pozicionit:
- Mbajtja, regjistrimi, kontrolli dhe rakordimi i dokumentacionit financiar te kompanise sipas legjislacionit ne fuqi (Fatura, arka, banka, listepagesa);
- Deklarimet dhe kontrolli mujore te librave, sigurimet dhe tatimeve te ndryshme;
- Rakordimin dhe ndjekjen e furnitoreve dhe klienteve;
- Mbajtjen e marrdhenieve me Institucione te ndryshme, si QKB, Drejtoria e Tatimeve, Bankat etj;
- Te pergatise Raportet Periodike financiare;
- Te jete ne gjendje te analizoje te dhenat financiare, te llogarise kostot, dhe marzhet e kompanise si dhe te jape sugjerime per nevoja te drejtimit;
- Te zbatoje politikat, dhe procedurat e kompanise.
Kualifikimet:
- Te jene te diplomuar ne finance ose kontabilitet;
- Te kene eksperience pune me shume se 5 vjet ne pozicionie te ngjashme;
- Eksperienca ne kompani prodhuese perben avantazh;
- Te jene perdorues te mire te paketes MS Office dhe njohes te mire te programeve ERP perben avantazh;
- Te kene njohuri shume te mira te gjuhes angleze;
- Te jene te mireorganizuar dhe te sakte;
- Te ruajne konfidencialitetin, si dhe te karakterizohen nga korrektesia dhe integriteti.
Kërkesat
Niveli: senior
Publikuar 10/07/2026 · Skadon 19/01/2027