Posto punë

Ballina / Punët / Juriste

Juriste

Brunes Group

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Përgjegjësitë Kryesore

  • Hartimi, shqyrtimi dhe negocimi i kontratave me klientë, furnitorë, kontraktorë dhe partnerë të ndryshëm.
  • Ndjekja ligjore e dokumentacionit që lidhet me projektet e ndërtimit.
  • Verifikimi i dokumentacionit të pronësisë, lejeve të ndërtimit dhe dokumentacionit tjetër ligjor të projekteve.
  • Përgatitja dhe shqyrtimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe kontratave të sipërmarrjes.
  • Ndjekja e procedurave administrative dhe ligjore pranë institucioneve shtetërore.
  • Monitorimi i ndryshimeve në legjislacionin që lidhet me ndërtimin, pronësinë dhe aktivitetin tregtar.
  • Përfaqësimi dhe ndjekja e interesave të kompanisë pranë institucioneve, në bashkëpunim me përfaqësuesit ligjorë sipas rastit.
  • Trajtimi i mosmarrëveshjeve kontraktuale dhe koordinimi për zgjidhjen e tyre.

Kualifikimet e Kërkuara

  • Diplomë universitare në Drejtësi.
  • Eksperiencë pune në pozicione të ngjashme, preferohet në sektorin e ndërtimit.
  • Njohuri të mira të legjislacionit civil, tregtar, pronësor dhe atij të ndërtimit.
  • Eksperiencë në hartimin dhe shqyrtimin e kontratave.
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese.
  • Aftësi analitike, vëmendje ndaj detajeve dhe korrektësi në punë.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
  • Eksperienca në sektorin e ndërtimit dhe njohja e procedurave për lejet e ndërtimit, dokumentacionin e pronësisë dhe kontratat e sipërmarrjes përbëjnë avantazh.

Orari: 08:30 - 17:00

Vendndodhja: Perballe qendres tregtare TEG

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4491935039/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 20/11/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme