Përshkrimi
Di të ndërtosh fushata që sjellin shitje, aplikime dhe klientë të rinj? Growin kërkon një profesionist që e kthen strategjinë dhe buxhetin reklamues në rezultate të matshme.
Përgjegjësitë kryesore:
-
Ndërtimi dhe menaxhimi nga fillimi i fushatave në Facebook dhe Instagram.
-
Përcaktimi i objektivave, audiencave dhe strukturës së fushatave sipas nevojave të çdo biznesi.
-
Planifikimi, shpërndarja dhe optimizimi i buxhetit reklamues.
-
Testimi i materialeve kreative, mesazheve dhe audiencave për të rritur konvertimet.
-
Analizimi i rezultateve dhe përmirësimi i vazhdueshëm i kostos për aplikim, kontakt apo shitje.
-
Raportimi i performancës me të dhëna të qarta dhe propozime konkrete për përmirësim.
Kërkojmë:
-
Përvojë të provuar në menaxhimin e fushatave Meta Ads me rezultate konkrete.
-
Njohuri të mira të Meta Ads Manager, Meta Pixel, gjurmimit të konvertimeve dhe remarketing.
-
Aftësi për të analizuar metrika si CPL, CPA dhe ROAS dhe për t’i kthyer të dhënat në vendime.
-
Përgjegjshmëri në administrimin e buxheteve dhe fokus te rezultatet.
Ofrojmë:
-
Punësim full-time me stabilitet dhe perspektivë afatgjatë.
-
Ambient pune profesional, dinamik dhe bashkëpunues.
-
Autonomi në menaxhimin e fushatave dhe buxheteve reklamuese.
-
Mundësi për të kontribuar në strategjitë e marketingut dhe rritjen e bizneseve.
-
Hapësirë për të propozuar ide të reja dhe për të implementuar strategji inovative.
-
Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë.
Bashkëpunim me një ekip të orientuar drejt rezultateve dhe objektivave konkrete.
📩 Apliko tani vetëm si mëposhte vijon:
Dërgo CV-në dhe shembuj të fushatave që ke menaxhuar në departamentiburimenjerezore@gmail.com, me subjekt: “Meta Ads Specialist”.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
Kërkesat
Niveli: senior
Publikuar 20/11/2026 · Skadon 19/01/2027