Posto punë

Ballina / Punët / Shef/e Finance

Shef/e Finance

DM Consulting Services

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Hotel me 5 Yje në Dhërmi  - Vlorë kërkon për Sezonin Veror:  Shef/e Finance

Ofrohet :

  • Pagesat konkuruese
  • Akomodim dhe Ushqim përfshirë

Detyrat dhe pergjegjesite

  • Planifikon, drejton, koordinon aktivitetin financiar në shoqëri.
  • Përgatit raporte financiare ose raporte rregulluese të kërkuara nga ligji.
  • Mban përgjegjësi për menaxhimin e politikave të keshit.
  • Ben rakordimin e kartelave te furnitoreve.
  • Prezanton bilancin tek investitorët.
  • Menaxhon politikat e kompanisë në lidhje me kapitalin, detyrimet, taksat në mënyrën më të mirë të mundshme.
  • Krijon një nivel të lartë besueshmërie dhe menaxhon marrëdhënie të mira pune me palët e treta.
  • Realizon regjistrimet periodike të të gjitha faturave të çdo muaji.
  • Realizon regjistrimin e Fletë - Hyrje dhe Fletë - Dalje në Magazinë.
  • Regjistron dokumentat e Bankës dhe Arkës si dhe të bëj ndjekjen e tyre.
  • Mban kartelat e debitorëve dhe kreditorëve dhe të çdo llogarie kontabile.
  • Mban gjendjen e inventarit të magazinës dhe kartelave të artikujve dhe bën rakordimin me kontabilitetin.
  • Ndjek shpenzimet e aktiviteteve dhe kartelave për çdo llogari të shpenzimeve.
  • Ndjek llogaritjen dhe pagesat e Detyrimeve të ( Tvsh, Tatim Fitimin, Sigurimet Shoqërore e Shëndetësore, Tap) si dhe rakordimi me Organet Tatimore
  • Përpilon Listëpagesën, dhe bën dorëzimin e saj në Organet Tatimore.
  • Përgatit Bilancin mujor.
  • Hedhje Bankash, hedhje furnitoresh.
  • Raporte te ndryshme ne bazë të kërkesës së drejtuesve.
  • Harton dhe merr pjesë në përgatitjen e raporteve dhe pasqyrave të ndryshme financiare.
  • Planifikon dhe kontrollon punen të punonjësve që ka në varësi.

Kualifikimet dhe kerkesat

  • Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë Ekonomi, Financë
  • Të ketë mbi 5 vite eksperiencë pune në profesion preferohet eksperience ne hoteleri
  • Të ketë aftesi të mira në kontabilitet
  • Të perdorë shumë mirë programet kontabilitet Financa 5
  • Të ketë aftesi shumë të mira menaxhimi

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/shef-e-finance-at-dm-consulting-services-4356191527

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 27/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme