Përshkrimi
Jeni të motivuar nga rezultatet dhe keni interes për tregun imobiliar? Bashkohuni me një ekip dinamik dhe në rritje, ku performanca dhe profesionalizmi vlerësohen çdo ditë.
Roli juaj:
• Identifikimi dhe menaxhimi i klientëve potencialë
• Konsulencë për blerje, shitje dhe investim në prona
• Organizimi i takimeve dhe prezantimeve të pronave
• Negocimi dhe ndjekja e proceseve deri në finalizim
• Ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët
Kërkesat:
• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi
• Qasje e orientuar drejt rezultateve
• Aftësi organizative dhe menaxhim i kohës
• Preferohet eksperiencë në shitje (jo e detyrueshme)
• Njohuri bazë të tregut imobiliar janë avantazh
Çfarë ofrojmë:
• Ambient pune profesional dhe motivues
• Trajnime të vazhdueshme dhe zhvillim në karrierë
• Mbështetje nga një ekip i strukturuar
• Mundësi të larta të ardhurash bazuar në performancë
• Portofol pronash në zonat më të kërkuara
Aplikoni tani dhe bëhuni pjesë e një industrie dinamike me potencial të lartë zhvillimi.
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/real-estate-agent-at-century-21-cpm-4407206143
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 01/05/2026 · Skadon 19/01/2027