Përshkrimi
Pozicion vakant: Koordinatore Blerjesh
Brunes shpk , një nga kompanitë lider në tregun shqiptar për mobilim dhe arredim, është në kërkim të një Koordinatoreje Blerjesh , e fokusuar kryesisht në bashkëpunimin me furnitorë ndërkombëtarë dhe koordinimin e proceseve të importit.
Ky rol është kyç në garantimin e një zinxhiri furnizimi efikas dhe komunikimi të vazhdueshëm me partnerët jashtë vendit.
Përgjegjësitë kryesore
- Koordinimi i proceseve të blerjes me furnitorë jashtë Shqipërisë
- Komunikimi i përditshëm me partnerë ndërkombëtarë për porosi, oferta dhe negociime
- Ndjekja e porosive, dokumentacionit të importit dhe afateve të dorëzimit
- Koordinimi me logjistikën dhe departamentet e brendshme
- Përditësimi i të dhënave dhe raporteve të blerjeve
- Mbështetje operative për Menaxheren e Blerjeve
Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë në Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme
- Eksperiencë në blerje / importe ose bashkëpunim me furnitorë ndërkombëtarë (avantazh i rëndësishëm)
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe komunikim)
- Aftësi shumë të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
- Njohuri të MS Excel / Office
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar disa procese paralelisht
- Vendndodhja: Autostrada Tiranë–Durrës
- Orari: 08:30 - 17:00 (Monday - Friday)
- Aplikimi: Dërgoni CV-në tuaj në emailin e Brunes ose aplikoni direkt ne Linkedin.
Bashkohuni me Brunes dhe bëhuni pjesë e një ekipi profesional me fokus ndërkombëtar!
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/purchasing-coordinator-at-brunes-group-4361829928
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 10/02/2026 · Skadon 19/01/2027