Posto punë

Ballina / Punët / Njoftim për vende të lira pune: personel ndihmësakademik, “Laborante”, me kohë të plotë, në Fakultetin e Mjekësisë

Njoftim për vende të lira pune: personel ndihmësakademik, “Laborante”, me kohë të plotë, në Fakultetin e Mjekësisë

University of Medicine, Tirana

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “ Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë ”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmësakademik, “Laborante”, me kohë të plotë, në Fakultetin e Mjekësisë,

  • Kriteret

Kandidatët Për “Laborant” Me Kohë Të Plotë Në Fakultetin e Mjekësisë, Duhet Të Plotësojnë Këto Kritere

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë;
  • Të ketë eksperiencë pune;
  • Të dijë të punoj në grup;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese;
  • Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të zotëroj me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore;
  • Të njohë me dëshmi programet bazë të kompjuterit;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna;
  • Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët Që Aplikojnë, Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokoll Arkivës, Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë Tiranë, Dokumentat Si Më Poshtë

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së kompjuterit;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  • Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore të largimit nga puna;
  • Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë
  • Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit : 22.10.2018-02.11.2018 (10 ditë pune)

  • Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative.
  • Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

22 October, 2018 |

Previous

Njoftim për vend vakant: “Laborante” në Fakultetin e Mjekësisë Dentare

Next

Njoftim për vende të lira pune: personel ndihmësakademik, “Laborante”, me kohë të pjesshme, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-vende-t%C3%AB-lira-pune-personel-ndihm%C3%ABsakademik-%E2%80%9Claborante%E2%80%9D-me-koh%C3%AB-t%C3%AB-plot%C3%AB-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4387825176

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 19/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme