Posto punë

Ballina / Punët / NJOFTIM- PËR 2 (DY) VENDE NË POZICIONIN SANITAR DEGA E MENAXHIMIT TE SHËRBIMEVE NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË.

NJOFTIM- PËR 2 (DY) VENDE NË POZICIONIN SANITAR DEGA E MENAXHIMIT TE SHËRBIMEVE NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË.

University of Medicine, Tirana

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Nr.11, Datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, Si Dhe Në Mbështetje Të Shkresës Nr. 415/1 Prot., Datë 23.06.2020 “Kërkesë Për Punësim Të Vendeve Vakante” Si Dhe Urdhrit Nr. 118 Datë 30.09.2020, i Administratorit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Shpall Konkursin Për Vend Të Lirë Pune, Si Më Poshtë

  • Për 2 (dy) vende në pozicionin Sanitar Dega e Menaxhimit te Shërbimeve në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti Mjekësisë, Tiranë.

Përshkrimi Përgjithësues i Punës

  • Pastron dhe mirëmban nga ana higjienike sipërfaqen e zyrave, korridoreve, shkallëve dhe oborrit te godinave të njësise kryesore.
  • Kontrollon në vazhdimësi ambientet e zyrave gjatë orarit të punës;
  • Mban të gjitha pajisjet e pastrimit dhe materialet në gjendje pune të sigurt dhe sanitare;
  • Për problematikat gjatë punës koordinon me një nga Specialistët e Shërbimeve;
  • Përveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastesore sipas nevojave të Institucionit.
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga epërorët.

Kriteret Kandidati për vendin e punës “ Sanitar ”, duhet të plotësojë këto kritere

  • Të kene perfunduar studimet e ciklit 8 ose 9 vjeçar, ose te mesme.
  • Të ketë përvojë pune në grup;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

Kushte

  • Të ketë zotësi të plotë për te vepruar.
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  • Të mos jetë dënuar me vendim te formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detvra.
  • Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Këto Dokumente

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit (ID);
  • Kopje të noteruar të arsimit përkatës;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar) ne qofte se ka punuar;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Referencë nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;

Mosparaqitja e dokumentave ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 05.10.2020 – 19.10.2020 (15 ditë). Mënyra e Vlerësimit Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

5 October, 2020 |

Previous

NJOFTIM- PËR 4 (KATËR) VENDE NË POZICIONIN SANITAR DEGA E MENAXHIMIT TE SHËRBIMEVE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË.

Next

NJOFTIM- PËR 1 (NJË) POZICION PUNE “KRYETAR I DEGËS SË PROTOKOLL-ARKIVËS DHE BIBLIOTEKËS/DHE SEKRETARE E DEKANIT” PRANË FAKULTETIT TË SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-2-dy-vende-n%C3%AB-pozicionin-sanitar-dega-e-menaxhimit-te-sh%C3%ABrbimeve-n%C3%AB-fakultetin-e-shkencave-mjek%C3%ABsore-teknike-universiteti-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4387620519

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 18/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme