Posto punë

Ballina / Punët / Im Tech Group po zgjeron ekipin - Programues me eksperiencë (Java Full-Stack)

Im Tech Group po zgjeron ekipin - Programues me eksperiencë (Java Full-Stack)

Intermedia.al

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Je gati të punosh në platforma reale, të përdorura ndërkombëtarisht, dhe të bëhesh pjesë e një ekipi që po digjitalizon industrinë e turizmit?

Im Tech Group po zgjeron ekipin e zhvillimit dhe kërkon programues me eksperiencë për të kontribuar në ndërtimin dhe zhvillimin e platformave tona kryesore Allbookers.com dhe BookersDesk.com.

Çfarë do të bësh:

  • Zhvillim dhe mirëmbajtje aplikacionesh web me Java & Spring Boot
  • Implementim logjike backend dhe integrim me RESTful APIs
  • Zhvillim interfacesh moderne me HTML, CSS, JavaScript
  • Punë me Angular
  • Bashkëpunim i drejtpërdrejtë me Design, QA dhe Project Manager
  • Optimizim performance, sigurie dhe stabiliteti
  • Përmirësim i vazhdueshëm i kodit ekzistues

Çfarë kërkojmë nga ti:

  • Eksperiencë të provuar me Java Spring Boot
  • Njohuri solide në HTML, CSS, JavaScript
  • Eksperiencë praktike me Angular dhe/ose React
  • Njohuri mbi REST APIs dhe arkitekturën MVC
  • Eksperiencë me databaza relacionale (MySQL)
  • Njohuri mbi Git / version control
  • Mendim analitik, përgjegjshmëri dhe fokus në cilësinë e kodit

Çfarë të ofrojmë:

  • Projekte afatgjata dhe sfiduese me shtrirje ndërkombëtare
  • Mundësi reale për rritje profesionale dhe teknologjike
  • Ambient pune profesional, bashkëpunues dhe mbështetës
  • Pagesë konkurruese, në përputhje me eksperiencën
  • Pozicion Full-Time, office-based
  • 📍 Vendndodhja: Tiranë

Gati për hapin e radhës?

Nëse dëshiron të punosh në produkte që kanë impact real dhe të rritesh bashkë me një ekip ambicioz:

👉 Dërgo CV-në dhe apliko sot!

👉 Bashkohu me ekipin tonë teknologjik dhe ndërto të ardhmen e turizmit digjital 🚀

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/im-tech-group-po-zgjeron-ekipin-programues-me-eksperienc%C3%AB-java-full-stack-at-intermedia-al-4356690913

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 30/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme