Posto punë

Ballina / Punët / Specialist/e Finance Durres (Hari Lena Group)

Specialist/e Finance Durres (Hari Lena Group)

HoReCa in Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Hari Lena GROUP ka nje eksperiencë 30 vjeçare në distribuimin e artikujve te ndryshme ushqimore dhe industriale.Kompania eshte ne kerkim te stafit te ri dhe energjik.

Pozicioni: Specialist/e Finance

Qellimi i Pozicionit: Qëllimi i pozicionit të Specialistit Financiar është të sigurojë raportim financiar të saktë ,përmbushje të rregullave dhe menaxhim efikas të financave.

Disa nga Detyrat e pozicionit:

  • Mbajtja, regjistrimi, kontrolli dhe rakordimi i dokumentacionit financiar te kompanise sipas legjislacionit ne fuqi (Fatura, arka, banka, listepagesa);
  • Deklarimet dhe kontrolli mujore te librave, sigurimet dhe tatimeve te ndryshme;
  • Rakordimin dhe ndjekjen e furnitoreve dhe klienteve;
  • Mbajtjen e marrdhenieve me Institucione te ndryshme, si QKB, Drejtoria e Tatimeve, Bankat etj;
  • Te pergatise Raportet Periodike financiare;
  • Te jete ne gjendje te analizoje te dhenat financiare, te llogarise kostot, dhe marzhet e kompanise si dhe te jape sugjerime per nevoja te drejtimit;
  • Te zbatoje politikat, dhe procedurat e kompanise.

Kualifikimet:

  • Te jene te diplomuar ne finance ose kontabilitet;
  • Te kene eksperience pune me shume se 5 vjet ne pozicionie te ngjashme;
  • Eksperienca ne kompani prodhuese perben avantazh;
  • Te jene perdorues te mire te paketes MS Office dhe njohes te mire te programeve ERP perben avantazh;
  • Te kene njohuri shume te mira te gjuhes angleze;
  • Te jene te mireorganizuar dhe te sakte;
  • Te ruajne konfidencialitetin, si dhe te karakterizohen nga korrektesia dhe integriteti.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-e-finance-durres-hari-lena-group-at-horeca-in-albania-4435643966

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 10/07/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme