Posto punë

Ballina / Punët / Social Media Manager (PRIMERA GROUP)

Social Media Manager (PRIMERA GROUP)

Ecommerce-Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Jemi në kërkim të një  Social Media Manager-i të talentuar dhe me përvojë për të menaxhuar dhe zhvilluar rrjetet tona sociale, përfshirë Facebook, Instagram dhe TikTok.

Kjo është një mundësi fantastike për ata që kanë pasion për krijimin e përmbajtjes dhe dinë si të zhvillojnë markën dhe angazhimin online.

Përgjegjësitë:

  • Krijimi i përmbajtjes tërheqëse dhe kreative për Instagram, TikTok dhe Facebook (reels, video, foto, etj.)
  • Menaxhimi i profileve sociale të kompanisë duke zhvilluar një strategji tërheqëse dhe të matshme për rritjen e angazhimit dhe ndjekësve.
  • Kryerja e analizave dhe raporteve mbi performancën e postimeve dhe fushatave.
  • Përdorimi i trendeve të fundit dhe adaptimi i përmbajtjes për të qëndruar gjithmonë aktual.
  • Krijimi i moodboard-ëve dhe ideve kreative për të mbajtur një linjë të pastër dhe tërheqëse vizualisht.
  • Puna me fotografinë dhe video që realizohen në showroom dhe ambientet e kompanisë për përmbajtje unike.
  • Bashkëpunimi me departamentet e tjera të kompanisë për të siguruar që mesazhi dhe imazhi i markës të jetë i qëndrueshëm në të gjitha kanalet.

Kualifikimet:

  • Eksperiencë minimale prej 2 vitesh në menaxhimin e rrjeteve sociale, veçanërisht Facebook, Instagram dhe TikTok.
  • Aftësi të shkëlqyera krijuese dhe vizuale për të prodhuar foto, video dhe reels që tërheqin audiencën.
  • Njohuri të thella të trendeve sociale dhe aftësi për t'i implementuar ato në strategjitë e marketingut.
  • Aftësi për të analizuar dhe interpretuar të dhënat nga analitikët e rrjeteve sociale për të përmirësuar strategjitë e përmbajtjes.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/social-media-manager-primera-group-at-ecommerce-albania-4357563053

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 02/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme