Posto punë

Ballina / Punët / Senior Lawyer

Senior Lawyer

Klar Sh.P.K

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Pozicion i hapur : Senior Lawyer.

PPërgjegjësitë Kryesore

  • Drejton dhe mbikëqyr të gjitha proceset ligjore që lidhen me projektet e zhvillimit, duke garantuar siguri juridike në çdo fazë të tyre.
  • Strukturon, analizon dhe negocion marrëveshje strategjike me pronarë trualli, investitorë, bashkëpunëtorë strategjikë, institucione financiare dhe partnerë të tjerë të përfshirë në projekt.
  • Harton, rishikon dhe negocion kontrata komplekse, përfshirë kontrata sipërmarrjeje, nënkontraktimi, furnizimi, shitblerjeje, bashkëpunimi, si dhe marrëveshje zhvillimi me pronarë të pasurive të paluajtshme.
  • Siguron përputhshmëri të plotë të projekteve dhe operacioneve me legjislacionin civil, tregtar, urbanistik, mjedisor dhe tatimor në fuqi.
  • Menaxhon çështjet gjyqësore dhe ndjek procedurat administrative, duke përfaqësuar kompaninë pranë gjykatave, institucioneve publike dhe autoriteteve rregullatore.
  • Garantimin e përputhshmërisë së vazhdueshme të operacioneve të kompanisë me kuadrin ligjor dhe rregullator përkatës.
  • Harton, përditëson dhe implementon procedura të brendshme ligjore dhe politika të qeverisjes korporative për minimizimin e riskut ligjor.
  • Koordinon dhe mbikëqyr ekipin ligjor të brendshëm, si dhe bashkëpunëtorët e jashtëm (studio ligjore, noterë, ekspertë teknikë, konsulentë tatimorë etj.), duke siguruar efikasitet dhe koherencë në trajtimin e çështjeve ligjore.

Kualifikimet

  • Diplomë në Drejtësi
  • Minimumi 7+ vite eksperiencë profesionale, preferohet në pasuri të paluajtshme, ndërtim ose të drejtë tregtare.
  • Eksperiencë e provuar në negocim dhe strukturim marrëveshjesh komplekse.
  • Aftësi të forta analitike, strategjike dhe udhëheqëse.
  • Integritet profesional dhe orientim drejt zgjidhjeve.

*Te gjithë kandidatët e përzgjedhur pas shqyrtimit të CV-ve do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.*

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin Nr. 9887 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.*

Të interesuarit mund të aplikojnë nëpërmjet LinkedIn ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: burimenjerezore@klar.al .

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-lawyer-at-klar-sh-p-k-4375240041

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 25/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme