Posto punë

Ballina / Punët / Recepsionist/e në depo farmaceutike

Recepsionist/e në depo farmaceutike

FLORFARMA

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

FLORFARMA SHPK po zgjeron ekipin!

Jemi në kërkim të një Recepsionist/e energjik/e, të organizuar dhe të komunikueshëm/me për t’iu bashkuar ekipit tonë në depon farmaceutike në Prush, Tiranë .

Në këtë rol, do të jeni pika e parë e kontaktit për klientët dhe bashkëpunëtorët, duke ofruar komunikim profesional dhe duke asistuar në proceset e përditshme administrative dhe të shitjeve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pritja dhe orientimi i klientëve, vizitorëve dhe bashkëpunëtorëve.
  • Menaxhimi i komunikimeve telefonike dhe përcjellja e kërkesave te personat përgjegjës.
  • Ofrimi i informacionit dhe asistencës për klientët.
  • Marrja dhe regjistrimi i porosive.
  • Hedhja dhe përditësimi i të dhënave në sistem/databazë.
  • Koordinimi me ekipin e shitjeve dhe departamentet e tjera.
  • Mbështetje në detyra të ndryshme administrative të përditshme.
  • Përgatitja dhe mirëmbajtja e dokumentacionit përkatës.

Kualifikimet:

  • Eksperiencë e mëparshme në recepsion, administratë, shitje ose pozicione të ngjashme (avantazh).
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi.
  • Qasje profesionale dhe orientim drejt klientit.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.
  • Njohuri bazë kompjuterike dhe përdorimi i programeve të Office.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe dëshirë për të mësuar.

📍 Vendndodhja: Prush, Tiranë

📩 Dërgoni CV-në tuaj në: karriera@florfarma.com

📞 Për më shumë informacion: 069 600 7801

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4465508338/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 15/09/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme