Posto punë

Ballina / Punët / Pergjegjës Analize & Koordinim

Pergjegjës Analize & Koordinim

A.M.G Shpk

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

A.M.G sh.p.k, kompani lider në importimin dhe shpërndarjen e produkteve të ngrira në Shqipëri, po zgjeron ekipin dhe kërkon një Përgjegjës Analize & Koordinimi.

Në këtë rol do të jeni përgjegjës për:

  • Mbledhjen, analizimin dhe interpretimin e të dhënave të shitjeve dhe operacioneve.
  • Përgatitjen e raporteve periodike dhe monitorimin e KPI-ve.
  • Koordinimin ndërmjet departamenteve të Shitjeve, Logjistikës dhe Financës.
  • Mbështetjen e proceseve të planifikimit dhe parashikimit.
  • Identifikimin dhe propozimin e përmirësimeve në proceset e punës.
  • Bashkëpunimin me menaxhmentin për realizimin e objektivave strategjike.

Kërkojmë:

  • Diplomë Bachelor në Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi, Statistikë ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 4–5 vite përvojë në analizë të dhënash, raportim ose kontroll performance.
  • Preferohen të paktën 1–2 vite përvojë në drejtimin ose koordinimin e një ekipi.
  • Aftësi të forta analitike dhe numerike.
  • Njohuri shumë të mira të Excel/MS Office.
  • Eksperiencë me ERP ose sisteme menaxhimi të inventarit përbën avantazh.
  • Aftësi të mira organizative dhe komunikimi.
  • Eksperiencë në analizë, koordinim, operacione, distribucion ose FMCG përbën avantazh.
  • Përgjegjshmëri, integritet dhe qasje proaktive në punë.

Nëse mendoni se ky pozicion ju përshtatet, aplikoni dhe bëhuni pjesë e ekipit A.M.G!

Dërgojni CV tuaj në adresën: recruitment@amgfood.com ose kontaktoni në numrin +355688030934

Ju lutemi përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni. Aplikimet tuaja do t ë trajtohen n ë p ë rputhje me Ligji Nr. 124/2024 " Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale"

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

A.M.G shpk- Algida® promovon shanset e barabarta!

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4461163783/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 04/09/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme