Posto punë

Ballina / Punët / Oficer i Raportimit Financiar

Oficer i Raportimit Financiar

AlbStar

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Pozicioni: Oficer i Raportimit Financiar

Departamenti: Financë

Vendndodhja: Tiranë

Rreth pozicionit

ALBSTAR është në kërkim të një profesionisti të motivuar dhe të përgjegjshëm për t'iu bashkuar ekipit tonë në pozicionin Oficer i Raportimit .

Kandidati i suksesshëm do të jetë përgjegjës për përgatitjen, analizimin dhe raportimin e të dhënave financiare, duke kontribuar në saktësinë e informacionit financiar dhe në proceset e kontrollit dhe raportimit të kompanisë.

Përgjegjësitë kryesore

  • Përgatitja dhe përpunimi i raporteve financiare dhe kontabël periodike.
  • Mbledhja, verifikimi dhe analizimi i të dhënave financiare.
  • Monitorimi dhe rakordimi i të dhënave kontabël për të siguruar saktësinë dhe konsistencën e tyre.
  • Përgatitja e raporteve analitike sipas kërkesave të menaxhimit.
  • Përdorimi i programeve të kontabilitetit për regjistrimin, përpunimin dhe analizimin e informacionit financiar.
  • Identifikimi dhe evidentimi i mospërputhjeve në raportimet financiare.
  • Bashkëpunimi me departamentet e tjera për sigurimin e informacionit të nevojshëm për raportim.
  • Respektimi i afateve dhe procedurave të brendshme të raportimit.

Kriteret dhe kualifikimet

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
  • Master në Financë ose Kontabilitet përbën avantazh.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
  • Njohuri shumë të mira të programeve të kontabilitetit, veçanërisht programit F5 .
  • Njohuri shumë të mira të Microsoft Excel dhe aftësi për përpunimin dhe analizimin e të dhënave.
  • Aftësi të mira analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi për të organizuar punën dhe për të respektuar afatet kohore.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4489757534/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 16/11/2026 · Skadon 15/01/2027

Punë të ngjashme