Posto punë

Ballina / Punët / NJOFTIM- DËRGOHEN KRITERET E PUNËSIMIT PËR PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK “SPECIALIST I PROTOKOLLIT” PRANË REKTORATIT TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË.

NJOFTIM- DËRGOHEN KRITERET E PUNËSIMIT PËR PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK “SPECIALIST I PROTOKOLLIT” PRANË REKTORATIT TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË.

University of Medicine, Tirana

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “ Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë ”. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik me karakter administrativ, “ Specialist i Protokollit ” pranë Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Kandidati/ja, duhet të plotësojë këto kritere të përgjithshme dhe të veçanta si më poshtë:

Kritere Të Përgjithshme

  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë dhe të zotërojë diplomën Bachelor dhe/ose Master Profesional dhe/ose Master Shkencor, dhe/ose diplomë ekuivalente me to, DIND në shkencat shoqërore.
  • Të mos jetë dënuar i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale.
  • Të jetë në kushte shëndetësore që lejojnë kryerjen e detyrës përkatëse.
  • Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët perëndimore.
  • Të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna.
  • Të ketë njohuri mbi programet kompjuterike ( Word, excel…)

Kritere Preferenciale

  • Përbën avantazh eksperienca e punës në administratën publike.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të jetë bashkëpunues.
  • Preferohet të ketë trajnime në fushën e arshiv-protokollit.

Kandidatët Duhet Të Depozitojnë Këto Dokumente

  • Kërkesë me shkrim për aplikimin.
  • Jetëshkrim (CV) sipas formatit europass.
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), së bashku me listën e notave të noterizuar për secilin program studimi.
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencat e punës, nëse ka qenë i/e punësuar).
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj.
  • Formular vetëdeklarimi sipas ligjit dhe 138/2015, dhe vërtetim të gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit.
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësi në punë).
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohurive kompjuterike.
  • Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin.
  • Referenca nga punëdhënësit e mëparshëm.
  • Fotokopje e pasaportës ose e kartës së identitetit.

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit. Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit : 19.10.2020 – 30.10.2020 (10 ditë pune) Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9154, datë 6.11.2003 Për Arkivat

Mënyra e Vlerësimit Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

19 October, 2020 |

Previous

NJOFTIM- DËRGOHEN KRITERET E PUNËSIMIT PËR “PERSONEL AKADEMIK” 2 VENDE LEKTOR NË DEPARTAMENTIN E OBSTETRIKË- GJINEKOLOGJISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË.

Next

NJOFTIM- PËR 1 (NJË) VEND, NË POZICIONIN PËRGJEGJËS SEKTORI I PROKURIMEVE, DREJTORIA E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-d%C3%ABrgohen-kriteret-e-pun%C3%ABsimit-p%C3%ABr-personel-ndihm%C3%ABs-akademik-%E2%80%9Cspecialist-i-protokollit%E2%80%9D-pran%C3%AB-rektoratit-t%C3%AB-universitetit-t%C3%AB-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4397490359

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 04/04/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme