Posto punë

Ballina / Punët / Network Engineer (Inxhinjer Rrjeti)

Network Engineer (Inxhinjer Rrjeti)

AIMS International Albania & Kosovo

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

AIMS International Albania & Kosovo po rekruton per nje klient, kompani e konsoliduar prej me shume se 20 Vitesh ne fushen e zgjidhjeve Teknologjike dhe Infrastruktures se Komunikimit per kliente te medhenj ne sektorin privat dhe publik. Kompania kerkon nje Inxhinier Rrjeti per te planifikuar, ndertuar dhe mirembajtur rrjete per klientet e saj.

Pergjegjesite kryesore

  • Planifikim, instalim, perditesim dhe diagnostikim i rrjeteve LAN, MAN dhe WAN (topologji L2/L3) me pajisje Cisco, HP dhe marka te tjera standarde
  • Projektim dhe konfigurim i rrjeteve wireless
  • Instalim dhe konfigurim i platformave te telefonise VoIP (Cisco CUCM, HP etj.)
  • Konfigurim i pajisjeve te sigurise (Firewall, IPS, IDS), topologjive DMZ dhe NAT, ACL dhe politikave te aksesit
  • Ngritje dhe administrim i sistemeve te monitorimit te rrjetit
  • Zgjidhje e problemeve te shkaktuara nga gabime konfigurimi ose defekte te pajisjeve
  • Dokumentim i konfigurimeve dhe nderhyrjeve te mirembajtjes
  • Hartim i projekteve teknike, propozimeve dhe planeve te implementimit
  • Drejtim i grupeve te punes si Team Leader ne projektet e fushes se specializimit

Kerkesat

  • Diplome ne Inxhinieri Informatike, Telekomunikacion, Elektronike ose fushe te ngjashme
  • Minimumi 2 vite pervoje praktike ne konfigurimin e pajisjeve te rrjetit
  • Njohuri te forta ne routing, switching, NAT, wireless, siguri rrjeti dhe VoIP
  • Pervoje me pajisje Cisco dhe/ose HP
  • Certifikimi CCNA ose CCNP perben perparesi
  • Anglisht ne nivel teknik
  • Aftesi per dokumentim te sakte dhe per pune ne grup
  • Gatishmeri per trajnime dhe certifikime te reja

Cfare ofrohet

  • Page konkurruese, ne perputhje me pervojen
  • Bonus tremujor, ne baze te arritjes se objektivave (KPI) dhe kontributit ne projektet e implementimit
  • Orar pune 8 ore, nga e Hena te Premten
  • Zyre ne zone qendrore te Tiranes
  • Trajnime dhe certifikime te financuara nga kompania
  • Projekte me kliente Enterprise

Si te aplikoni

Dergoni CV ne kristi@aims.al ose aplikoni direkt ne LinkedIn deri me 19 Nentor.

Te gjitha aplikimet trajtohen me konfidencialitet te plote.

Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per intervisten e pare.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4488208644/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 11/11/2026 · Skadon 10/01/2027

Punë të ngjashme