Përshkrimi
Pozicion Vakant: Menaxhere Blerjesh
Brunes sh.p.k , një nga kompanitë lider në tregun e mobilimeve, hidrosanitareve dhe produkteve për shtëpinë, është në fazë zgjerimi dhe po forcon departamentin e saj të furnizimeve. Aktualisht kërkojmë një Menaxhere Blerjesh të organizuar, analitike dhe me aftësi të forta negociuese për të garantuar një proces blerjesh efikas dhe marrëdhënie të qëndrueshme me furnitorët.
Përgjegjësitë kryesore
- Menaxhimi i procesit të blerjeve nga identifikimi i nevojave deri te porosia përfundimtare
- Negocimi i çmimeve, kushteve dhe kontratave me furnitorët
- Kërkimi dhe përzgjedhja e furnitorëve të rinj vendas dhe ndërkombëtarë
- Monitorimi i stokut dhe planifikimi i furnizimeve sipas kërkesave të biznesit
- Bashkëpunim i vazhdueshëm me financën, magazinën dhe departamentin e shitjeve
- Kontrolli i dokumentacionit të blerjeve dhe ndjekja e afateve të dorëzimit
Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim ose fusha të ngjashme
- Eksperiencë e mëparshme në blerje/furnizime
- Aftësi shumë të mira negociuese dhe analitike
- Njohuri të mira të tregut dhe menaxhimit të furnitorëve
- Aftësi të forta organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
- Njohuri në programe financiare/ERP përbëjnë avantazh
📍 Vendndodhja: Autostrada Tiranë–Durrës
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxhere-blerjesh-at-brunes-group-4358872494
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 04/02/2026 · Skadon 19/01/2027