Posto punë

Ballina / Punët / Inxhinier Ndertimi

Inxhinier Ndertimi

VARAKU-E sh.p.k

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Pozicion Vakant: Inxhinier Ndërtimi

Shoqëria VARAKU-E sh.p.k. ( https://www.varaku-e.al/ ) shpall vend vakant për pozicionin Inxhinier Ndërtimi:

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi (Bachelor). Diplomë Master (Profesional ose Shkencor) përbën avantazh.

  • Minimumi 3 vite eksperiencë pune në projektet e ndërtimit të rrugëve, si në zyrë ashtu edhe në terren.

  • Njohuri shumë të mira të programeve AutoCAD, Microsoft Office dhe programeve të tjera inxhinierike.

  • Eksperiencë në përgatitjen e dosjeve përfundimtare të objekteve, korrespondencën me institucionet kontraktuese dhe hartimin e dokumentacionit për pjesëmarrje në tendera.

  • Eksperiencë në hartimin e ofertave tekniko-ekonomike, preventivave dhe analizave të çmimeve.

  • Aftësi për kontrollin dhe verifikimin e dokumentacionit teknik.

  • Njohuri dhe zbatim i rregullave të sigurisë teknike në punë.

  • Aftësi të mira analitike dhe organizative.

  • Fleksibilitet, përgjegjshmëri dhe aftësi të mira bashkëpunimi në grup.

  • Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe/ose italiane përbëjnë avantazh.

  • Leje drejtimi, Kategoria B.

Çfarë ofron VARAKU-E:

  • Zyra moderne të pozicionuara në Autostradën Durrës-Tiranë, pranë Mektrin Motors, me akses të lehtë dhe pozicion strategjik.

  • Pagë konkurruese, në përputhje me kualifikimet dhe eksperiencën.

  • Automjet i kompanisë në dispozicion për nevoja pune.

  • Mundësi zhvillimi profesional dhe pjesëmarrjeje në projekte të rëndësishme infrastrukturore.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit:

everest-v@hotmail.com

Afati i aplikimit: Deri në plotësimin e pozicionit.

  • Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistës do të kontaktohen.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4479537361/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 15/10/2026 · Skadon 14/12/2026

Punë të ngjashme