Posto punë

Ballina / Punët / Inxhinier Elektrik

Inxhinier Elektrik

IXHEM SHPK

Punë Durrës Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

I.XH.E.M shpk

është në kërkim të një Inxhinieri Elektrik .

Detyrat kryesore:

  • Projektimi i instalimeve elektrike për përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe pajisjen me lejet përkatëse.
  • Përgatitja e preventivave për projektet elektrike të objekteve.
  • Mbikëqyrja e punimeve elektrike në kantier, duke siguruar zbatimin korrekt të projektit dhe standardeve teknike.
  • Ndjekja dhe zgjidhja e problematikave në impiantet elektrike, panelet elektrike dhe linjat elektrike të fabrikës, si dhe mirëmbajtja e sistemit fotovoltaik.
  • Ndjekja dhe vlerësimi i ofertave për materiale elektrike, në bashkëpunim me departamentin e prokurimeve, për krahasimin dhe përzgjedhjen e ofertës më të përshtatshme.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike;
  • Licensë profesionale për Inxhinier Elektrik për projektim dhe/ose mbikëqyrje në fushën e instalimeve elektrike
  • Eksperiencë e mëparshme pune në kompani prodhimi;
  • Aftësi për të lexuar skema elektrike dhe përdorur softuerë teknikë (p.sh. AutoCAD, EPLAN);
  • Aftësi për punë në grup, përgjegjshmëri dhe zgjidhje efektive të problemeve.

Apliko tani!

E-mail: hr@ixhem.com

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4445005617/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 30/07/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme