Posto punë

Ballina / Punët / Ekspert i Mesëm DevSecOps dhe Cloud

Ekspert i Mesëm DevSecOps dhe Cloud

Albanian Digital Solution

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

🚀 ALBANIAN DIGITAL SOLUTION SH.A. kërkon të zgjerojë ekipin!

Shpallim 1 vend të lirë pune për pozicionin:

👨‍💻 Ekspert i Mesëm DevSecOps dhe Cloud

🔹 Kërkesat kryesore:

✔ Diplomë Bachelor/Master në Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme

✔ Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze

✔ Të paktën 2 vite eksperiencë profesionale në fushë

✔ Trajnimet dhe certifikimet në Cloud, automatizim, DevOps ose siguri kibernetike/CEH përbëjnë avantazh

🔹 Përgjegjësitë:

• Zhvillimi, implementimi dhe mirëmbajtja e funksionaliteteve software

• Kryerja e skanimeve të vulnerabiliteteve dhe analizave të sigurisë

• Identifikimi, ndjekja dhe menaxhimi i problematikave dhe dobësive të sigurisë

• Testimi, debug-imi dhe optimizimi i kodit

• Integrimi i praktikave dhe kontrolleve të sigurisë në proceset DevOps dhe zhvillimit

• Përmirësimi i performancës, sigurisë dhe shkallëzueshmërisë së aplikacioneve dhe sistemeve

• Bashkëpunimi me ekipet QA, DevOps dhe infrastrukturës

• Dokumentimi i gjetjeve, analizave dhe rekomandimeve teknike

📄 Dokumentet e aplikimit:

• Kërkesë për aplikim

• CV

• Diplomë dhe listë notash

• Librezë pune

• Certifikata kualifikimi, nëse ka

• Vërtetim i gjendjes gjyqësore

• Numër telefoni dhe adresë e plotë kontakti

📝 Procesi i përzgjedhjes:

1️⃣ Testim me shkrim

2️⃣ Intervistë

Vetëm kandidatët e suksesshëm në testimin me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës.

📅 Afati i aplikimit: 11.08.2026

📩 Dërgoni aplikimin tuaj në: burime.njerezore@ads.com.al

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4453875502/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 20/08/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme