Posto punë

Ballina / Punët / Ekonomist/e

Ekonomist/e

Kastrati

Punë Vlorë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Pozicioni: Ekonomist/e

Vendi i punës: Vlorë

Kastrati Group , një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991, po kërkon të punësojë një Ekonomist/e për zyrat e tij në Vlorë.

Kompania është e angazhuar në sektorë të ndryshëm si energjia, nafta, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia, dhe ka një histori të suksesshme si lider në industrinë e saj.

Pershkrimi i pozicionit:

Kompania jonë kërkon të punësojë një Ekonomist/e me përvojë pune prej të paktën 4–5 vitesh, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin financiar të disa pikave të karburantit, përgatitjen e mbylljeve ekonomike mujore dhe monitorimin e proceseve financiare sipas procedurave të kompanisë.

Detyrat kryesore:

  • Mbikëqyrja dhe përgatitja e mbylljes ekonomike mujore për pikat e karburantit
  • Përgatitja e raporteve financiare dhe analizave të shitjeve dhe shpenzimeve
  • Monitorimi i transaksioneve dhe faturave, duke siguruar saktësi dhe përputhje me rregulloret
  • Koordinimi me stafin e secilës pikë karburanti për sigurimin e të dhënave të sakta dhe të plota
  • Administrimi i programeve Financë 5, Alpha Web, Navision për regjistrimin dhe analizën e të dhënave financiare
  • Sigurimi i respektimit të ligjeve dhe rregulloreve tatimore, si dhe procedurave të brendshme të kompanisë
  • Identifikimi i mundësive për optimizimin e shpenzimeve dhe përmirësimin e proceseve financiare

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Diplomë universitare në Fakultetin Ekonomik (Financë, Kontabilitet)
  • Përvojë pune 4–5 vite në fushën financiare, preferohet eksperiencë në menaxhimin e disa njësive ose degëve të biznesit
  • Njohuri të avancuara të programeve Financë 5, Alpha Web, Navision
  • Aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe raportuese
  • Përgjegjësi dhe integritet në menaxhimin e informacionit financiar dhe të dhënave të ndjeshme
  • Aftësi për të punuar si në ekip ashtu edhe në mënyrë autonome, me fokus në përmbushjen e afateve.

Si të aplikoni:

Dërgoni CV-në tuaj të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën  hr@kastratigroup.al

,duke përmendur në subjekt: “Aplikim për pozicionin Ekonomiste – Vlorë”.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/ekonomist-e-at-kastrati-4357740793

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 03/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme