Përshkrimi
DISPATCHER / KOORDINATOR POROSISH
Ferra&CO kërkon të punësojë: Dispatcher / Koordinator Porosish
Roli ka përgjegjësi për administrimin dhe koordinimin e porosive të klientëve nga momenti i marrjes deri në realizimin e dorëzimit, duke bashkëpunuar ngushtë me Shitjet, Magazinën, Transportin dhe Financën.
Përgjegjësitë kryesore:
* Marrja dhe regjistrimi i saktë i porosive në sistem;
* Verifikimi i klientit, produktit, sasisë, çmimit dhe adresës së dorëzimit;
* Transmetimi në kohë i porosive te magazina dhe transporti;
* Koordinimi i statusit të porosive deri në dorëzim;
* Evidentimi dhe ndjekja e porosive të bllokuara, të vonuara, të pjesshme ose të anuluara;
* Komunikimi me agjentët e shitjeve dhe klientët për ndryshime apo problematika;
* Bashkëpunimi me Financën për çështje krediti ose bllokimi të klientëve;
* Raportimi ditor dhe javor i porosive dhe problematikave operative.
Kërkesat:
* Organizim dhe saktësi e lartë;
* Aftësi të mira komunikimi;
* Njohuri të mira në Excel dhe përdorimin e sistemeve ERP;
* Aftësi për të menaxhuar disa porosi njëkohësisht;
* Aftësi për të punuar nën presion dhe me afate të shkurtra;
* Eksperienca në shitje, logjistikë, distribucion ose customer service përbën avantazh.
Raporton te: Supervizori i Shitjeve.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në info@ferra.al, me subjekt: Dispatcher – Ferra&CO.
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 08/11/2026 · Skadon 07/01/2027