Posto punë

Ballina / Punët / Arkitekt Zbatimi Borsh (Fab Construction shpk)

Arkitekt Zbatimi Borsh (Fab Construction shpk)

DM Consulting Services

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Kompania jonë kërkon të bëhet pjesë e ekipit një Arkitekt Zbatimi me eksperiencë 5–10 vjet në projektin e Radisson Hotel Group në Borsh.

Detyrat

  • Ndjekja dhe kontrolli i zbatimit të projekteve arkitektonike në kantier, në përputhje me projektin e miratuar dhe dokumentacionin teknik.
  • Kontrolli i cilësisë së punimeve dhe verifikimi i përputhshmërisë së tyre me projektin, specifikimet teknike dhe standardet përkatëse.
  • Koordinimi i vazhdueshëm me inxhinierët, projektuesit, drejtuesit e kantierit, kontraktorët dhe ekipet e zbatimit.
  • Shqyrtimi dhe interpretimi i vizatimeve teknike, detajeve arkitektonike dhe dokumentacionit të projektit.
  • Kontrolli i detajeve arkitektonike, në vecanti zbatimi i detajave të rifiniturave dhe sistemet.
  • Verifikimi i përputhshmërisë ndërmjet projektit arkitektonik dhe projekteve të tjera teknike, duke evidentuar konfliktet përpara se ato të ndikojnë në procesin e zbatimit.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Arkitekturë.
  • Eksperiencë profesionale 5–10 vjet, në ndjekjen e zbatimit të projekteve dhe kontrollin e punimeve në kantier.
  • Njohuri shumë të mira të projektit arkitektonik, detajeve të zbatimit dhe materialeve të ndërtimit.
  • Aftësi shumë të mira në leximin dhe interpretimin e vizatimeve teknike dhe specifikimeve të punimeve.
  • Njohuri të mira në AutoCAD dhe programe të tjera profesionale të fushës.
  • Aftësi për organizimin e punës, menaxhimin e problematikave dhe koordinimin e disa proceseve njëkohësisht.
  • Gatishmëri për të ndjekur nga afër proceset e zbatimit dhe për të garantuar standarde të larta cilësie.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4480683013/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 23/10/2026 · Skadon 22/12/2026

Punë të ngjashme