Posto punë

Ballina / Punët / ARKËTARE

ARKËTARE

2FAF

Punë Fier Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Bëhu pjesë e 2FAF! Jemi në kërkim të një Arkëtare për t'iu bashkuar ekipit tonë në Fier.

Rreth Nesh:

Themeluar në vitin 2000, 2FAF specializohet në prodhimin e sistemeve të grilave dhe shpërndarjen e sistemeve të aluminit dhe xhamit për industrinë e ndërtimit. Me mbi 25 vite përvojë, kompania ofron zgjidhje për projekte rezidenciale dhe industriale.

Detyrat Kryesore:

  • Menaxhimi i arkëtimeve dhe pagesave;
  • Kontrolli rutinë i gjendjes së arkës;
  • Prerja dhe lëshimi i faturave të TVSH-së;
  • Regjistrimi i çdo veprimi financiar në sistemet përkatëse;
  • Administrimi i klientëve (debitor/kreditor).

Kërkesat:

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Financë ose degë të përafërta;
  • Eksperiencë 1-3 vjeçare në rol të ngjashëm (preferohet);
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe kujdes ndaj detajeve;
  • Njohuri të mira të bazave të kontabilitetit;
  • Njohuri në përdorimin e programeve financiare / ERP si Odoo, Financa 5 apo Alpha (përben avantazh);
  • Aftësi të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Ne Ofrojmë:

  • Ambient pune profesional dhe harmonik;
  • Trajnim dhe mbështetje në punë;
  • Mundësi zhvillimi profesional;
  • Stabilitet afatgjatë.

Vendndodhja: Rruga Teodor i II Muzaka 9301, Sheq i Madh, Fier

Orari: Full-time

Aplikimet dhe CV-të mund të dërgohen në:

Email: info@2faf.com

Tel: +355 67 206 7023

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4468998335/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 23/09/2026 · Skadon 22/11/2026

Punë të ngjashme