Duke ngarkuar...

Menaxher Mirembajtje

AgiKons

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**S & D Invest,**
një kompani në pronësi të AGIKONS SH.P.K, është një emër i besueshëm në menaxhimin dhe administrimin e pronave që nga viti 2008.

Jemi të përkushtuar për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e komuniteteve rezidenciale dhe resorteve turistike me cilësi të lartë, duke ofruar ambiente funksionale, të sigurta, të pastra dhe miqësore me mjedisin, që përmirësojnë cilësinë e jetës për banorët dhe mysafirët tanë.

**Pozicioni: Menaxher Mirëmbajtjeje**

**Përmbledhje e Rolit:**

Kërkojmë një Menaxher Mirëmbajtjeje të kualifikuar dhe të motivuar për t’u bashkuar me ekipin tonë të shërbimeve teknike.

Kandidati i suksesshëm do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen, riparimin dhe funksionimin efikas të sistemeve elektromekanike në pronat që menaxhojmë.

**Përgjegjësitë Kryesore:**

Hartimi i protokolleve të mirëmbajtjes

Sigurimi i respektimit të politikave të sigurisë dhe shëndetit

Koordinimi i aktiviteteve të përditshme të mirëmbajtjes

Planifikimi i aktiviteteve të riparimit dhe instalimit

Mbajtja e regjistrave të mirëmbajtjes

Përgjigjja ndaj thirrjeve emergjente për mirëmbajtje

Monitorimi i inventarit të pajisjeve

Trajnimi dhe zhvillimi i punonjësve

Inventarizimi dhe porositja e materialeve

Mirëmbajtja parandaluese

Inspektimet e sigurisë

**Profili i Kandidatit:**

Te kete profil Inxhinieri ndertimi, Teknikë Elektromekanike, Inxhinieri Elektrike, Inxhinieri Mekanike ose fusha të ngjashme

Eksperiencë në mirëmbajtjen elektromekanike

Njohuri të forta teknike në sistemet mekanike dhe elektrike

Aftësi për të lexuar dhe interpretuar vizatime teknike dhe manuale pajisjesh

Aftësi të shkëlqyera në diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve

Aftësi të mira komunikimi dhe orientim drejt punës në grup

Organizim, përgjegjshmëri dhe përkushtim ndaj shërbimit cilësor

**Cfarë Ofrojmë:**

Mjedis profesional dhe mbështetës pune

Mundësi për mësim të vazhdueshëm dhe avancim karriere

Mundësinë për t’u bërë pjesë e një organizate në rritje dhe dinamike

**Procesi i Aplikimit:**

Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në ne easy aply ose ne email orselda.mati@agikons.com

Aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.