Duke ngarkuar...

Cost Engineer

Klar Sh.P.K

/job-details/439

Tirana
full_time
Publikuar 307 dite me pare
Kjo shpallje nuk pranon më aplikime. Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL. Shiko punët aktive.
Inxhinieri Kostoist është përgjegjës për monitorimin, analizimin dhe kontrollin e kostove gjatë gjithë ciklit të projektit të ndërtimit, duke u siguruar që të realizohet brenda buxhetiti dhe afateve të përcaktuara.

**Detyrat**

- Hartimi dhe përgatitja e situacioneve mujore për punët e kryera, duke përfshirë librezën e masave dhe analizën e çmimeve.
- Kontrollet e situacioneve të nënkontraktorëve dhe përgatitja e situacionit përmbledhës për objektet, që pasqyrojnë progresin e punimeve dhe shpenzimeve.
- Bashkëpunimi mujor me departamentin e financës për të siguruar informacion të saktë mbi inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve.
- Përpilimi dhe hartimi i preventivave (planifikimeve të kostove) për punimet që kryhen nga kompania vetë, duke përdorur çmimet përkatëse për secilën kategori pune.
- Monitorimi i kostos periodikisht gjatë procesit të ndërtimit së bashku me ekipin menaxhues të projektit
- Raportimi i kostos së objekteve tek Menaxheri i Projektit, Departamenti Teknik dhe Departamenti i Financës për t'u siguruar që të gjitha shpenzimet të jenë të dokumentuara dhe të miratuara.
- Rishikimi periodik i analizave teknike dhe manualeve të çmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare për t'u siguruar që të dhënat të jenë të sakta dhe të përditësuara.
- Kontrollimi i çmimeve të dhëna nga kontraktorët dhe nënkontraktorët për të siguruar që çmimet të jenë të arsyeshme dhe të përputhshme me çmimet e tregut.
- Raportimi tek Menaxheri i Projektit (PM) për ndihmën në negociatat që mund të zhvillohen për përcaktimin e çmimeve në preventivë.
- Asistimi në përgatitjen e buxhetit mujor për projektet dhe raporte financiare si Cost Report dhe Cash Flow për të siguruar që të gjitha shpenzimet të jenë të menaxhuara siç duhet.
- Kontrollimi mujor fizik i inventarëve për materialet që përdoren në projekt, duke siguruar që të dhënat të jenë të sakta dhe përputhshmëri me dokumentacionin e magazinës.
- Përgatitja e preventivave dhe situacioneve për punimet shtesë që mund të kërkohen nga klientët, si dhe për rimbursimet dhe rakordimet përfundimtare për projektin.

**Kualifikimet**

- Diplomë universitare në inxhinieri ndërtimi, inxhinieri ekonomkei, ose një fushë të ngjashme.
- Eksperiencë të mëparshme në menaxhimin e kostove në ndërtim dhe njohuri të forta në përdorimin e software-ve të menaxhimit të kostove si AutoCAD, MS Project, etj.
- Eksperience +4 vite në menaxhimin e kostove të projekteve të ndërtimit.
- Aftësi analitike për të vlerësuar dhe kontrolluar kostot dhe për të përgatitur raporte financiare.

Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL.

Shpallje të tjera aktive