Kërkohet Juriste Ndërtimi me eksperiencë të konsoliduar në kontrata ndërtimi, pasuri të paluajtshme, leje dhe dokumentacion ligjor të projekteve.
**Detyrat**
- Hartimi, shqyrtimi dhe administrimi i kontratave të ndërtimit, nënkontraktimit, furnizimit dhe shërbimeve.
- Kontrolli ligjor i kushteve kontraktuale, afateve, garancive, penaliteteve, pagesave dhe detyrimeve të palëve.
- Ndjekja e dokumentacionit ligjor për leje, licenca, autorizime, prona dhe procese të lidhura me zhvillimin e projekteve.
- Menaxhimi juridik i kërkesave kontraktuale, njoftimeve, shtesave të kontratave, zgjidhjeve, dorëzimeve dhe periudhave të garancisë.
- Mbështetja e departamenteve teknike dhe financiare në çështje kontraktuale, ndryshime punimesh, vonesa, dëme dhe pretendime.
- Komunikimi dhe koordinimi me noterë, institucione publike, konsulentë, partnerë, furnitorë dhe nënkontraktorë për çështje ligjore.
- Administrimi i arkivës ligjore të projekteve dhe monitorimi i përputhshmërisë me legjislacionin në fuqi
**Kualifikimet**
- Diplomë universitare në Drejtësi; licencë avokatie përbën avantazh.
- Minimumi 5 vite eksperiencë pune, me eksperiencë të drejtpërdrejtë në sektorin e ndërtimit, zhvillimit imobiliar ose infrastrukturës.
- Njohuri shumë të mira të së drejtës civile dhe tregtare, kontratave të ndërtimit, pasurive të paluajtshme dhe procedurave administrative.
- Aftësi të forta në hartimin, analizimin dhe negocimin e kontratave dhe dokumenteve ligjore.
- Aftësi për identifikimin dhe vlerësimin e riskut ligjor, detyrimeve kontraktuale dhe pretendimeve ndërmjet palëve.
- Organizim i lartë, saktësi në dokumentacion dhe aftësi për të ndjekur disa projekte dhe afate paralelisht.
- Disponueshmëri për punë full-time dhe për vizita në kantieret e kompanisë sipas nevojës.
**Kritere që përbëjnë avantazh:**
- Eksperiencë me kontrata FIDIC ose kontrata ndërkombëtare të ndërtimit dhe infrastrukturës.
- Eksperiencë në due diligence të pronave, dokumentacion kadastral dhe marrëveshje të zhvillimit imobiliar.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, veçanërisht për leximin dhe hartimin e kontratave profesionale.