Posto punë

Ballina / Punët / Testues laboratori per kryerjen e testimeve laboratorike ushqimore (mikrobiologjike)

Testues laboratori per kryerjen e testimeve laboratorike ushqimore (mikrobiologjike)

QMM

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Qendra e Monitorimit te Mjedisit sh.p.k (QMM) kerkon te punesoje me kohe te pjesshme ose te plote:

Testues laboratori per kryerjen e testimeve laboratorike ushqimore (mikrobiologjike ).

Shoqeria QMM ka karakter mjedisor dhe ushqimor, eshte e fokusuar ne konsulence, analiza dhe matje te shkarkimeve industriale ne mjedis dhe testimeve ushqimore.

Detyrat kryesore jane:

• te kryeje testimet laboratorike mikrobiologjike te ushqimeve dhe ujerave

• te zhvilloje dhe implementoj metodat e testimit te laboratorit.

• te hartoje flete analizat dhe raportet e testimit

• te kryeje regjistrimet perkatese te sistemit te menaxhimit sipas standartit S SH ISO IEC 17025:2017

• kryen kontrollet e cilesise se testimeve, kalibrimin e pajisjeve, pjesemarrjet ne ushtrime nderlaboratorike.

• Detyra te tjera sic nevojiten/kerkohen.

Kualifikimet:

• te kete mbaruar studimet e larta dhe master ne fushat biokimi, biologji, Mikrobiologji, teknologji agroushqimore dhe fusha te ngjashme me to.

• te kete njohuri te avancuara te gjuhes angleze;

• Eksperience pune per kryerjen e testimeve mikrobiologjike ne laborator ushqimor mbi 1 vit.

• te kete aftesi te punoj i pavarur ne testimet mikrobiologjike te ushqimeve dhe ujit.

• Eksperience ne pune ne laborator te akredituar perben avantazh.

• te kete aftesi shume te mira te punes ne grup dhe aftesi komunikuese;

• te kete njohuri te mira te programeve baze kompjuterike MS Office.

Per fazen e pare te aplikimit te dergohet nje CV (me foto) dhe dokumenta te tjera mbeshtetese (diploma, certifikata, kualifikime etj) me email ne adresen:

info@qmm.al

Afati i fundit i aplikimit per kete pozicion eshte data 23.2.2026 ora 17.00

Vetem personat e perzgjedhur nga faza e pare do te kontaktohen per nje interviste.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/testues-laboratori-per-kryerjen-e-testimeve-laboratorike-ushqimore-mikrobiologjike-at-qmm-4352623889

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 12/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme