Posto punë

Ballina / Punët / TEKNIK SERVISI PËR PAJISJE ELEKTROSHTEPIAKE PROFESIONALE

TEKNIK SERVISI PËR PAJISJE ELEKTROSHTEPIAKE PROFESIONALE

Gree Profesional

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

EGS - Engineering Global Solution është një kompani e cila operon në fushën e elektromekanikës dhe ndërtimit. Ne jemi të specializuar në sektorin e elektromekanikës me projektim, zbatim, punime elektromekanike si: sisteme hidraulike, sisteme elektrike, sisteme ngrohje-ftohje, sisteme kondicionim si dhe punime ndërtimi ne dizenjim, projektim, zbatim.

Shoqëria “Engineering Global Solution”, pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:

TEKNIK SERVISI PËR PAJISJE ELEKTROSHTEPIAKE PROFESIONALE

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Diagnostikim dhe riparim i pajisjeve elektroshtepiake profesionale
  • Mirëmbajtje dhe servis teknik i pajisjeve
  • Instalime dhe testime të pajisjeve
  • Ofrim i mbështetjes teknike për klientët

Kërkesat e vendit të punës:

  • Eksperiencë në servis pajisjesh elektroshtepiake profesionale
  • Njohuri në elektronikë dhe elektroteknikë
  • Aftësi për të punuar në grup dhe në terren
  • Patentë drejtimi
  • Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë

Kërkesa të veçanta për kandidatët:

  • Të jetë i/e komunikueshëm;
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe komunikuese;
  • Të jetë i/e aftë të drejtojë dhe të motivojë të tjerët;
  • Të jetë i/e fokusuar ndaj detajeve dhe të jetë këmbëngulës;
  • Të jetë i/e aftë të punojë në grup;
  • Të jetë i/e aftë të punojë nën stres dhe situata emergjence.

Ofrojmë:

  • Pagë të kënaqshme
  • Kushte të mira pune
  • Mundësi zhvillimi profesional
  • Kontratë të rregullt pune

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: hr@globegroup.al ose kontaktoni ne nr. +355674021523.

Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Adresa: “Autostrada Tiranë-Durrës, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres)

www.hybrid.al / www.globegroup.al

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/teknik-servisi-p%C3%ABr-pajisje-elektroshtepiake-profesionale-at-gree-profesional-4411581424

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 15/05/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme