Posto punë

Ballina / Punët / SPECIALIST/E MARKETINGU (1-2 vite eksperience me kontratë me afat 12 muaj)

SPECIALIST/E MARKETINGU (1-2 vite eksperience me kontratë me afat 12 muaj)

HR - IMS (InfoSoft Management Services)

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

ITD shpk, kërkon të punësojë:

 

SPECIALIST/E MARKETINGU (1-2 vite eksperience me kontratë me afat 12 muaj)

Specialisti i Marketingut është përgjegjës për ideimin, planifikimin, zbatimin dhe finalizimin e aktiviteteve të marketingut të kompanisë. Përdor të gjitha platformat mediatike dhe të komunikimit me qëllim rritjen e shitjeve, zhvillimin e marrëdhënieve me klientët dhe ruajtjen e imazhit të kompanisë.

Rreth nesh

ITD SHPK është një kompani lider në tregun shqiptar të Teknologjisë së Informacionit, me aktivitet që prej vitit 1996. Si distributore e autorizuar e markave ndërkombëtare prestigjioze si Microsoft, Hewlett-Packard, Cisco, IBM, Lenovo, Epson, Samsung, LG dhe Sharp, kompania ofron një gamë të gjerë produktesh harduerike dhe softuerike, duke mbështetur rishitësit në mbarë Shqipërinë me produkte cilësore dhe shërbim profesional.

Detyra dhe përgjegjësi:

  • Harton, planifikon dhe zbaton strategjinë e marketingut të kompanisë dhe planet promocionale.
  • Menaxhon marrëdhëniet me furnitorët dhe partnerët, duke koordinuar aktivitetet dhe fondet marketing.
  • Koncepton, dizajnon dhe ndjek prodhimin e materialeve promocionale sipas standardeve të brand-eve.
  • Planifikon, organizon dhe menaxhon evente, seminare, workshop-e dhe aktivitete promovuese.
  • Përgatit, ndjek dhe raporton Planin Periodik të Marketingut dhe buxhetin përkatës.
  • Menaxhon dhe përditëson website-in, e-shop-in dhe rrjetet sociale të kompanisë.
  • Përgatit dhe dërgon newsletter, komunikime promocionale dhe materiale prezantuese.
  • Komunikon me media, agjenci publicitare dhe palë të treta, duke përfaqësuar imazhin e kompanisë.
  • Analizon performancën e aktiviteteve marketing, mbledh feedback dhe propozon përmirësime.
  • Kujdeset për imazhin, identitetin vizual dhe standardizimin e materialeve të brendshme të kompanisë.
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera për rritjen e shitjeve dhe zhvillimin e brand-it.

Kërkesa për kandidatët:

  • Diplomë Universitare në Marketing
  • 1-2 vjet eksperiencë e mëparshme pune në marketing dhe komunikim (eksperienca në kompani IT-je përbën avantazh)
  • Njohuri rreth produkteve dhe shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit (e preferuar)
  • Aftësi shume të mira komunikuese
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze

Çfarë ofrojmë?

  • Paga:

    70,000 – 90,000 lekë neto (në varësi të eksperiencës).

  • Mundësi për zhvillim profesional në një ambient dinamik.

  • Sigurim shëndetësor privat.

  • Zyrë në qendër të Tiranës, me kushte moderne pune.

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-të  (në gjuhën shqipe)

 dhe dokumente të tjera që provojnë kualifikimet tuaja tek:  humanresources@infosoftgroup.com.al

Të dhënat që do të paraqitni nëpermjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-e-marketingu-1-2-vite-eksperience-me-kontrat%C3%AB-me-afat-12-muaj-at-hr-ims-infosoft-management-services-4357429173

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 03/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme