Posto punë

Ballina / Punët / Specialist Shitjesh & Marrje në Sigurim

Specialist Shitjesh & Marrje në Sigurim

SiCRED sh.a

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Shoqëria SiCRED sh.a., është pjesë e tregut të Sigurimit të Jetës që prej vitit 2003, duke ofruar për konsumatorin produkte të sigurimit të jetës, shëndetit, aksidenteve dhe jetës me elementë kursimi.

SiCRED i cilëson punonjësit e saj si elementin më të rëndësishëm të suksesit dhe arritjeve të deritanishme, ndaj kujdeset që të ofrojë kushte pune të favorshme dhe një ambient komod, ku mbizotëron fryma e bashkëpunimit.

SiCRED aktualisht kërkon të punësojë një ekonomist/e në pozicionin “Specialist Shitjesh & Marrje në Sigurim” pranë Drejtorisë së Shitjeve.

Kërkesat e përgjithshme kualifikuese:

1.      Preferohet të ketë mbaruar studimet e larta në njërën nga degët e Fakultetit të Ekonomisë;

2.      Të jetë i gatshëm për të punuar në terren dhe në zyrë;

3.      I gatshëm për të promovuar produktet e shoqërisë online ose në takime me klientët;

4.      Të ketë aftësi shumë të mira analitike, komunikimi dhe shprehëse;

5.      Të jetë person energjik, pozitiv dhe i motivuar për të përballuar ngarkesën;

6.      Të ketë njohuri të mira të programeve bazë kompjuterike (Microsoft Excel dhe Word);

7.      Preferohet të ketë deri në 2 vite eksperiencë pune. Përben avantazh punë e mëparshme si specialist shitjesh në terren etj.;

8.      Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

Informacion mbi përshkrimin e punës:

1.      Menaxhon punën në zyrë e terren për portofolin e klientëve ekzistues;

2.      Vendos kontakt në terren me klientë të rinj dhe prezanton produktet e kompanisë;

3.      Bashkëpunon me anëtarët e tjerë të ekipit të shitjes duke ndjekur proceset e punës deri në finalizim te shitjeve;

4.      Përgatit dhe përditëson databasën e shitjeve;

5.      Harton raporte ditore, javore apo mujore sipas kërkesës etj.

Përse duhet të punoni pranë SiCRED?

Paketë konkurruese përfitimesh për punonjësit:

  1. Sigurim privat jete
  2. Sigurim privat shëndeti
  3. Sigurim privat jete me kursim
  4. Fond privat pensioni
  5. Një udhëtim stafi në vit
  6. Mundësi trajnimi

Informacion mbi pozicionin e punës:

Lloji i punës - Kohë e plotë

Orari - 08:00-17:00

Vendndodhja - Zyrat Qendrore SiCRED, Tiranë

Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin aplikimin e tyre deri në datën 31 Korrik 2026, përmes njërës prej mënyrave të mëposhtme:

*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-shitjesh-marrje-n%C3%AB-sigurim-at-sicred-sh-a-4440475099

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 21/07/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme