Posto punë

Ballina / Punët / Specialist i shitjeve nga marredheniet me palët e treta

Specialist i shitjeve nga marredheniet me palët e treta

OTP Bank Albania

Punë Tiranë Shqipëria Bankari

Përshkrimi

Pozicioni :       Specialist i shitjeve nga marredheniet me palët e treta

Divizioni:         Retail

Afati i fundit i aplikimeve është 14 Janar 2026

.

Kualifikimi i kërkuar:

  • Diplomë Universitare pranë Fakultetit Ekonomik
  • Të paktën 4 vjet përvojë pune në sektorin bankar/preferohet në profilin e shitjes.
  • Njohuri të shkëlqyera kompjuterike, përfshirë paketën Microsoft office.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative
  • Te kete aftesi shume te mira ne shitje.
  • Të flasë rrjedhshëm gjuhën angleze.
  • Aftësi shumë të mira analitike

Detyrat Kryesore dhe Përgjegjësitë:

  • Mban marrëdhënie dhe komunikim të vazhdueshëm me rrjetin e degëve në lidhje me kërkesat për kredi në proces të referuara nga partnerët, monitoron ecurinë e aplikimeve dhe komunikon me të gjitha palët e përfshira me qëllim finalizimin brenda afateve dhe duke respektuar kriteret e përcaktuara.
  • Mban marrëdhënie të ngushta me përfaqësuesit e shoqërive partnere të bankës për të ndjekur procesin operacional të referimeve, disbursimeve, pagesave të faturave dhe çdo nevoje tjetër që lind gjatë punës së përditshme.
  • Përgjegjës për zgjerimin e bazës ekzistuese të partnerëve me marrëveshje të reja të nënshkruara dhe përgjegjës për riaktivizimin e aktivitetit të partnerëve ekzistues me bankën.
  • Ndjek në baza ditore të gjithë aktivitetin e referimit dhe komunikon rregullisht me partnerët dhe degët e bankës për të identifikuar problemet e mundshme që shfaqen gjatë aktivitetit ditor.
  • Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për marrëveshjet e reja me partnerët, regjistron, ruan dhe arkivon dokumentacionin për marrëveshjet ekzistuese dhe ndjek procesin e rinovimit të marrëveshjeve dhe nënshkrimit të marrëveshjeve të reja.
  • Sigurohet që nivelet e produktivitetit të shitjeve dhe objektivat për sektorin janë përmbushur duke punuar ngushtë me rrjetin dhe kanalet e shitjes.
  • Përgatit analiza të detajuara për çdo bashkëpunim dhe të grupuara sipas kanaleve në mënyrë periodike dhe propozon përmirësime të procesit ose plane veprimi për të përmirësuar rezultatet.
  • Inkurajimi dhe mbështetja e rrjetit të degëve në lidhje me aktivitetin tregtar për kanale alternative të shitjes.
  • Merr pjesë në projekte që kanë të bëjnë me fushëveprimin e tij/saj.
  • Ndjek zbatimin e duhur të projekteve që lidhen me nxitjen e shitjeve të rrjetit të degëve të kërkuara nga Grupi.
  • Mbeshtet aktivitetin tregtar të rrjetit të degëve – në distancë dhe në vend.
  • Në bashkëpunim me Departamentin e Marketingut organizon dhe ndjek fushatat (lokale dhe kombëtare) dhe sfidat e brendshme lidhur me produktet dhe shërbimet.
  • Bën propozime për zhvillimin dhe përmirësimin e karakteristikave dhe proceseve të të gjitha llojeve të produkteve dhe shërbimeve.
  • Kryen detyra të tjera specifike të caktuara nga menaxheri i drejtpërdrejtë i tij/saj lidhur me aktivitetet e sektorit/departamentit.
  • Fillon kontaktet me klientët nëpërmjet vizitave në vend, telefonit dhe postës elektronike.
  • Organizon dhe zhvillon takime biznesi  në bashkëpunim me stafin e Degës.
  • Promovon produktet bankare për klientet ekzistues dhe të rinj potenciale në ambjentet e biznesit, qoftë tregtar për kredi konsumatore ose klientë pagash për rritjen e aktivitetit të shitjes së kryqëzuar.
  • Të realizojë marrëveshje të reja të përfunduara të suksesshme për marrëveshjet e listës së pagave në institucionet/kompanitë e reja dhe ato ekzistuese.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar në adresën e email-it humanresources@otpbank.al. Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-i-shitjeve-nga-marredheniet-me-pal%C3%ABt-e-treta-at-otp-bank-albania-4354628901

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 06/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme