Përshkrimi
We’re Hiring: Social Media Specialist @ Media Union
Jo thjesht dikë që poston.
Po kërkojmë dikë që rrit brand-e.
Media Union po kërkon një Social Media Specialist që di të kombinojë kreativitetin me performancën — dikë që nuk punon “random content”, por ndërton strategji që sjellin rezultate reale.
Nëse të pëlqen të menaxhosh disa brand-e, të testosh ide dhe të shohësh çfarë funksionon (dhe çfarë jo), vazhdo lexo 👇
Çfarë do bësh realisht
- Do menaxhosh disa llogari klientësh (jo vetëm një)
- Do krijosh strategji për çdo platformë (LinkedIn, Instagram, TikTok, etj.)
- Do kthesh objektivat e klientit në fushata konkrete që performojnë
- Do planifikosh dhe publikosh përmbajtje (posts, reels, stories, captions)
- Do bashkëpunosh ngushtë me designer dhe ekipin
- Do menaxhosh fushata paid & organic
- Do analizosh çdo gjë dhe do optimizosh vazhdimisht
- Do ndërtosh komunitet (jo thjesht followers)
Si matet suksesi yt
- Rritja e followers
- Engagement real
- Leads & conversions
- Trafik drejt website
- ROI i fushatave
Çfarë kërkojmë nga ti
- 2–4 vite eksperiencë në social media (agency = bonus i madh)
- Ke menaxhuar disa llogari njëkohësisht
- Shkruan captions që shiten, jo që mbushin hapësirë
- Kupton numbers, jo vetëm estetikë
- Di të përdorësh Meta Ads & LinkedIn Campaign Manager
- Je i/e organizuar dhe nuk humbet në detaje
Mentaliteti që kërkojmë
- Mendon strategjikisht, por vepron shpejt
- Nuk pret t’ju thuhet çfarë të bësh — e gjen vetë
- Je i fokusuar te rezultatet, jo vetëm te “nice content”
- Di të komunikosh mirë me klientë
- Merr përgjegjësi dhe e çon punën deri në fund
Pse Media Union
- Do punosh me brand-e reale dhe projekte serioze
- Ambient dinamik (jo monoton)
- Hapësirë për rritje dhe ide të reja
- Nuk jemi “post & go” agency — jemi performance-driven
👉 Nëse mendon që je ti:
Dërgo CV-në në anda.laska@mediaunion.al
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/social-media-specialist-at-media-union-4399747889
Kërkesat
Niveli: senior
Publikuar 14/04/2026 · Skadon 19/01/2027