Përshkrimi
SHOWROOM SALES MANAGER - JOVEX LIGHT
Jovex Light , pjesë e Smart Home Albania , kërkon të bëjë pjesë të ekipit një Showroom Manager energjik/e dhe me përvojë, që do të kujdeset për menaxhimin e përditshëm të showroom-it dhe për t’i ofruar klientëve një eksperiencë unike në botën e ndriçimit dhe teknologjisë inteligjente.
Jovex Light është brandi i ndriçimit që bashkon dizajnin modern me teknologjinë inteligjente, duke ofruar zgjidhje inovative për ndriçimin e ambienteve rezidenciale dhe komerciale. Si pjesë e Smart Home Albania, Jovex Light përfaqëson standardet më të larta në cilësi, stil dhe përvojë klienti.
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhon operacionet e përditshme të showroom-it dhe kujdeset për paraqitjen profesionale të ekspozitës.
- Siguron një përvojë të shkëlqyer për klientët duke i këshilluar në përzgjedhjen e produkteve.
- Bashkëpunon me ekipin e shitjeve dhe arkitektët për të ndërtuar zgjidhje ndriçimi sipas projekteve.
- Koordinon aktivitetet promovuese dhe eventet në showroom.
- Ndjek performancën e shitjeve dhe përgatit raportet mujore për menaxhmentin.
- Trajnon dhe mbështet stafin e showroom-it për të siguruar standarde të larta shërbimi.
Kualifikimet e kërkuara:
- Eksperiencë të mëparshme në menaxhim showroom-i, shitje ose sektorin e ndriçimit/interierit.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
- Orientim ndaj klientit dhe kujdes maksimal për detajet vizuale.
- Aftësi organizative dhe menaxhuese.
- Njohuri bazë mbi produktet e ndriçimit apo sistemet Smart Home përbëjnë avantazh.
Apliko tani: info@jovex.al
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/showroom-sales-manager-at-jovex-light-4419676255
Kërkesat
Niveli: senior
Publikuar 03/06/2026 · Skadon 19/01/2027