Posto punë

Ballina / Punët / Senior Structural Engineer

Senior Structural Engineer

OTI SHPK

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Nga themelimi ynë në vitin 2008, OTI SHPK është bërë një kompani ndërtimi udhëheqëse, që vendos standarde të reja për cilësi dhe inovacion. Ekspertiza jonë përfshin projekte rezidenciale, komerciale, industriale, dhe infrastrukturale, duke treguar shumëfishtësi dhe aftësi për të përshtatur.

NJOFTIM PUNE – INXHINIER STRUKTURE (Kallëpëri + Sigurim i projekteve të reja)

OTI SHPK shpall vendin e lirë të punës për Inxhinier Strukture , me fokus kryesor punimet e kallëpërisë (formwork) dhe me aftësi për të kontribuar edhe në marrjen e punëve / projekteve të reja për kompaninë.

Ne kërkojmë një profil lider, praktik dhe me iniciativë , që jo vetëm menaxhon punën në terren, por edhe ka aftësi të krijojë lidhje profesionale, të negociojë dhe të sjellë mundësi të reja bashkëpunimi.

Përgjegjësitë kryesore

1) Menaxhim & Mbikëqyrje në kantier (Fokus Kallëpëri)

  • Organizimi dhe ndjekja e punimeve të kallëpërisë (kolona, trarë, mure, soleta, shkallë, etj.)
  • Kontrolli i cilësisë, dimensioneve, drejtësisë dhe nivelimeve sipas projektit
  • Planifikimi i fazave të punës dhe optimizimi i ciklit të kallëpërisë
  • Raportim progresi dhe zgjidhje teknike në terren

Sigurim i projekteve të reja

  • Identifikimi i mundësive të reja në treg (ndërtime, struktura, kallëpëri, karabinë)
  • Komunikim dhe negociim me klientë, investitorë, kompani ndërtimi dhe partnerë
  • Përgatitje paraprake e ofertave teknike/ekonomike në bashkëpunim me kompaninë
  • Ndërtimi i rrjetit të kontakteve dhe rritja e prezencës së kompanisë në treg
  • Ndjekja e takimeve dhe finalizimi i marrëveshjeve të reja

K ërkesat:

  • Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi / Inxhinieri Strukturore
  • Eksperiencë e fortë në kantier, preferohet në kallëpëri / karabinë
  • Aftësi organizimi dhe drejtimi ekipi
  • Aftësi komunikimi dhe negocimi (shumë e rëndësishme)
  • Profil aktiv, i besueshëm dhe me iniciativë për të sjellë projekte të reja

Çfarë ofrojmë:

  • Paga mujore nis nga 250,000 ALL/muaj e lart (sipas eksperiencës)
  • Bonuse dhe përfitime të forta sipas performancës
  • Komision / shpërblim për punët e sjella nga inxhinieri (sipas marrëveshjes)
  • Punë stabile dhe projekte serioze
  • Mundësi rritjeje profesionale dhe financiare

Aplikimi:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në:

E-mail: info@oti-shpk.com

WhatsApp: +355 68 252 6525

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-structural-engineer-at-oti-shpk-4355308179

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 23/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme