Përshkrimi
The Marketing po kërkon një Senior Social Media Manager me minimum 2 vite eksperiencë për të menaxhuar strategjinë dhe përmbajtjen e klientëve tanë.
Nuk kërkojmë thjesht dikë që publikon postime. Kërkojmë një person që kupton branding-un, ndërton ide kreative, organizon përmbajtjen mujore dhe koordinon ekipin kreativ.
Përgjegjësitë
* Ndërtimi i strategjisë mujore të komunikimit për klientët.
* Krijimi i kalendarëve mujorë të përmbajtjes.
* Planifikimi i postimeve për Instagram, Facebook, TikTok dhe LinkedIn.
* Krijimi i ideve për postime, Reels, Stories dhe fushata.
* Shkrimi i captions dhe copy-ve profesionale.
* Përgatitja e brief-eve për designer dhe video creator.
* Organizimi dhe publikimi i përmbajtjes.
* Analiza e performancës dhe raportimi mujor.
* Optimizimi i profileve, bio-ve, highlights dhe tone of voice.
* Ndjekja e trendeve dhe identifikimi i mundësive të reja për klientët.
* Bashkëpunimi me Project Manager për planifikimin dhe afatet.
Kërkesat
* Minimum 2 vite eksperiencë në Social Media Management.
* Eksperiencë në menaxhimin e klientëve ose brand-eve.
* Aftësi shumë të mira shkrimi në gjuhën shqipe.
* Njohuri të Instagram, Facebook, TikTok dhe LinkedIn.
* Mendim kreativ dhe aftësi për të gjeneruar ide.
* Aftësi organizimi dhe menaxhimi projektesh.
* Bashkëpunim i mirë me designer, video creator dhe ekipin e marketingut.
* Kuptim bazë i branding-ut dhe marketingut digjital.
* Përgjegjshmëri dhe korrektësi me afatet.
Çfarë presim nga kandidati
* Të ndërtojë kalendarë mujorë profesionalë.
* Të përshtasë përmbajtjen sipas industrisë dhe objektivave të klientit.
* Të shkruajë captions që krijojnë angazhim dhe vlerë.
* Të japë udhëzime të qarta për ekipin kreativ.
* Të propozojë ide për xhirime, foto dhe video.
* Të analizojë rezultatet dhe të rekomandojë përmirësime.
Si të aplikoni
Dërgoni në hr@themarketing.al
* CV;
* Portofol ose profile që keni menaxhuar;
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-social-media-manager-at-the-marketing-4428257414
Kërkesat
Niveli: senior
Publikuar 19/06/2026 · Skadon 19/01/2027