Posto punë

Ballina / Punët / Senior Economist

Senior Economist

Rekrutime Agikons

Punë Tiranë Shqipëria Ndërtim dhe patundshmëri

Përshkrimi

Agikons sh.p.k  është kompani ndërtimi 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Në kuadër të zhvillimit të saj kompania kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin  "Menaxher financiar per projekte ndertimi".

Detyrat:

  • Kontrollon, verifikon dhe miraton faturat e blerjeve dhe shpenzimeve për projekte ndërtimi.
  • Monitoron kostot e projekteve dhe siguron përputhshmëri me buxhetet e miratuara.
  • Analizon kontratat me furnitorë dhe nënkontraktorë.
  • Ndjek procesin e blerjeve: porosi, fatura, dokumentacion shoqërues dhe pagesa.
  • Përgatit raporte financiare periodike për secilin projekt (kosto reale vs buxhet).
  • Kontrollon përputhshmërinë e faturave me legjislacionin tatimor dhe rregullat financiare në fuqi.
  • Bashkëpunon ngushtë me menaxherët e projekteve dhe departamentin e prokurimeve.
  • Mbikëqyr kontabilitetin e projekteve dhe mbylljet mujore financiare.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi.
  • Minimum 3–5 vite përvojë në sektorin e ndërtimit ose projekte ndërkombëtare.
  • Eksperiencë në kontroll faturash, blerje dhe menaxhim kostosh projektesh.
  • Njohuri shumë të mira të legjislacionit tatimor dhe financiar.
  • Aftësi të avancuara në MS Excel dhe programe financiare/kontabël.
  • Njohuri e gjuhës angleze (e domosdoshme)
  • Përbën avantazh njohja e gjuhës greke

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-economist-at-rekrutime-agikons-4357467904

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 03/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme