Posto punë

Ballina / Punët / Senior Architect

Senior Architect

XH&M Group

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Senior Architect

Kompania: XH&M Group

Adresa: Tirana, Albania

XH&M Group, një kompani e konsoliduar në sektorin e ndërtimit, është në kërkim të një Senior Architect për t’iu bashkuar ekipit tonë dhe për të kontribuar në zhvillimin e projekteve arkitektonike me standard të lartë.

Ky rol kërkon një profesionist me eksperiencë që do të marrë përgjegjësi në zhvillimin, koordinimin dhe ndjekjen e projekteve arkitektonike nga faza e konceptit deri në realizim.

Përgjegjësitë Kryesore

  • Zhvillimi dhe përpunimi i projekteve arkitektonike në të gjitha fazat e projektimit.
  • Hartimi i vizatimeve arkitektonike dhe dokumentacionit teknik.
  • Koordinimi me inxhinierë, konsulentë dhe palë të tjera të përfshira në projekt.
  • Sigurimi i përputhjes së projektit me standardet teknike dhe rregulloret në fuqi.
  • Mbështetja në zhvillimin e koncepteve arkitektonike për projekte të reja.
  • Ndjekja e implementimit të projektit gjatë fazës së ndërtimit.

Kriteret e Pozicionit

  • Diplomë në Arkitekturë.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë profesionale në projektim arkitektonik.
  • Njohuri shumë të mira në AutoCAD, Revit, SketchUp ose programe të ngjashme .
  • Aftësi të mira koordinimi dhe menaxhimi projektesh.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të marrë përgjegjësi në projekt.

Çfarë Ofrojmë

  • Mundësi për të punuar në projekte zhvillimi të rëndësishme.
  • Ambient profesional dhe bashkëpunues.
  • Mundësi për zhvillim profesional.

📩 Nëse jeni të interesuar ju lutemi aplikoni përmes LinkedIn ose dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: a.isufi@xhmconstruction.com

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-architect-at-xh-m-group-4382588343

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 11/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme