Posto punë

Ballina / Punët / Sales Represantive

Sales Represantive

Klimateknika

Punë Tiranë Shqipëria Prodhim

Përshkrimi

Klimateknika TB2 sh.p.k  është shoqëri lider në treg, e cila operon në fushën e sistemeve HVAC. Shoqëria dizenjon, implementon dhe mirëmban sistemet e ngrohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe sistemet solare termale, duke përfshirë aplikimet civile dhe industriale, në të njëjtën linjë me eficiencën standarde të energjisë shqiptare dhe europiane. Duke u bazuar në teknologjinë më të avancuar dhe me një staf të kualifikuar teknikësh dhe inxhinierësh me experiencë, shërbimet e Klimateknika janë të disponueshëm jo vetëm për tregun Shqiptar por edhe më gjerë.

Për te suportuar strategjitë e saj të zhvillimit ,  Klimateknika kërkon të rekrutojë dhe zgjerojë stafin e saj me:  Sales Represantive (profil HVAC, Ashensorë)

Sales Represantive CAC (profil HVAC, Ashensorë ) është një rol kyç që kërkon një ndërthurje mes njohurive teknike inxhinierike dhe strategjisë së biznesit për të maksimizuar shitjet.  Të udhëheqë zgjerimin e portofolit të produkteve në treg përmes identifikimit të mundësive të reja, marketingut teknik dhe ndërtimit të marrëdhënieve solide me kompanitë e ndërtimit apo subjekte të tjera komerciale/ industriale

  • Takimet & Prezantime B2B : Organizimi i takimeve të rregullta me përfaqësues të kompanive të ndërtimit, drejtues projektesh apo subjekte komerciale industriale për të prezantuar avantazhet teknike dhe ekonomike të produkteve.
  • Strategji Shitjeje: Zhvillon dhe ekzekuton strategji shitjeje dhe plane veprimi për të arritur objektivat e shitjeve dhe për të maksimizuar depërtimin në treg.
  • Identifikimi I partneriteteve: Monitorimi dhe identifikimi i objekteve ku mund të integrohen sistemet tona (HVAC dhe ashensorë) dhe identifikimi i mundësive pëe partneritet
  • Konsulencë Teknike në Terren: Vizita në subjekte për të kuptuar specifikat e projektit dhe për të ofruar zgjidhjen më të përshtatshme
  • Negocimi i Kontratave: Ndjekja e procesit deri në mbylljen e marrëveshjes, duke siguruar që produkti i përzgjedhur është specifikuar saktë në preventivin e ndërtimit.
  • Bashkëpunim ndërpartamental; Ndërtimi I marrëdhënieve ndërmjet ekipit të inxhinierëve dhe shitjes.
  • Rrjetëzimi (Networking):   Krijon dhe mirëmban marrëdhënie strategjike me kompani ndërtimi, investitorë, arkitektë dhe inxhinierë projektues .
  • Feedback-u i Tregut: Raportimi i kërkesave specifike të tregut tek ekipi Teknik.

Kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar studimet në fushat Administrim Biznes, Marketing.
  • Preferohet minimalisht 2 vite eksperiencë pune ne profile të ngjashme
  • Mosha mbi 25 vjeç
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Të jëtë i komunikueshëm.
  • Të ketë aftësi lidershipi dhe analitike.

Ne ofrojmë :

  • Ambient komod dhe motivues;
  • Mundësi promovimi brenda kompanisë/grupit;
  • Pagat konkurruese në treg .

Të interesuarit të kontaktojnë si më poshtë :

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-represantive-at-klimateknika-4375951750

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 27/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme