Posto punë

Ballina / Punët / Sales Manager

Sales Manager

EuroElektra Sh.p.k

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

EuroElektra Sh.p.k është kompani lider që ofron një gamë të gjerë shërbimesh të avancuara në fushën e elektro-energjetikës, duke siguruar zgjidhje inovative dhe të besueshme për bizneset dhe individët që kërkojnë të përmirësojnë efikasitetin dhe performancën e sistemeve të tyre energjetike në Shqipëri dhe rajon. 

Në kuadër të zgjerimit të operacioneve, EuroElektra po zgjeron ekipin e saj dhe është në kërkim të profesionistëve të përkushtuar për t’u bashkuar me ne. 

 

Pozicioni: "Menaxher Shitje" 

Përgjegjësitë Kryesore:

 

  • Hartimi dhe zbatimi i strategjive të shitjeve dhe marketingut në përputhje me objektivat e kompanisë.
  • Organizimi, dhe mbikëqyrja e ekipit të shitjeve, duke përcaktuar objektiva dhe monitoruar performancën.
  • Analizimi i tregut dhe të dhënave të klientëve për të identifikuar trende, mundësi dhe hapësira për rritje.
  • Hartimi i raporteve dhe rekomandimeve për drejtuesit e kompanisë.
  • Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve të forta me klientë ekzistues dhe të rinj.
  • Menaxhimi i negociatave me klientë strategjikë dhe përmbyllja e kontratave.
  • Monitorimi i tregut të energjisë së rinovueshme dhe teknologjive elektrike për identifikimin e mundësive të reja bashkëpunimi.
  • Bashkëpunimi me departamente të tjera për zbatimin e projekteve komplekse dhe mbështetjen e vendimmarrjes.
  • Zhvillimi i strategjive të çmimeve në bazë të analizave të kostos dhe marzhit të fitimit.

 

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

 

  • Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Inxhinieri Ekonomike apo fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme në role manaxheriale ose analitike, preferohet në sektorë teknikë apo industrialë.
  • Njohuri mbi produktet dhe teknologjitë e energjisë së rinovueshme, sistemet elektrike dhe automatizimin.
  • Aftësi për të udhëhequr ekipe, për të marrë vendime dhe për të arritur objektiva të qarta.

 

Kushtet e Punës:

 

  • Ditët e punës: E hënë – E premte, ora 08:00 – 17:00 duke përfshirë dhe orarin e pushimit.
  • Lejet vjetore (22 ditë) dhe pushimet zyrtare trajtohen sipas Kodit të Punës.
  • Vendi i punës: godina EuroElektra, Prush – Kombinat.
  • Sigurimet Shoqërore, Shëndetësore dhe TAP do të paguhen sipas nivelit të dakordësuar të pagës.
  • Ofrimi i mundësive për zhvillim profesional përmes konferencave dhe trajnimeve të avancuara.
  • Ambient pune dinamik dhe me perspektivë zhvillimi në karrierë.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-manager-at-euroelektra-sh-p-k-4366321397

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 27/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme